9 ushqime që largojnë të vjellat

0
63

Këto ushqime ndihmojnë të largosh ndjesinë e përzierjes deri te të vjellat, në rast se ky shqetësim vjen për shkak të stresit, ankthit, problemet me stomakun e deri te të vjellat për shkak të shtatzënisë.

Për shkak të ankthit, stresit, ndonjë virusi apo shqetësime nga stomaku dhe keni ndjesinë e të përzierave, deri në të vjella, gjëja e fundit që ju vjen në mendje është të hani. Por në fakt ka disa ushqime, si fruta, perime e deri te biskota me kripë që parandalojnë të vjellat. Ndaj është mirë të merrni këto ushqimeve që përmirësojnë simptomat e shqetësimit deri në zgjidhjen totale të tij.

Xhenxhefil –Kapsulat e xhenxhefilit në pluhur janë efektive në uljen e simptomave. Edhe ushqimet me bazë xhenxhefil ose pijet janë të mira: të tilla si çaji i ëmbëlsirave, biskota ose karamele.

Mente-Vetëm aroma freskuese mund të jetë e mjaftueshme për t’i bërë njerëzit të ndihen më mirë, por në të vërtetë duke përtypur mente të freskët ose duke pirë një filxhan çaji mente konsiderohet një ilaç efektiv për të përzierat.

Biskota me kripë –Produktet ushqimore me niseshte, sikurse janë biskotat me kripë dhe buka, ndihmojnë në përthithjen e acidit gastrik dhe stabilizojnë stomakun.

Uji –Konsumimi i disa gllënjkave deri në një gotë ujë natyral ndihmojnë në ruajtjen e formave, hidratimin dhe evitimin e dhembjeve të kokës, që shpesh vijnë për shkak të të vjellave. Por fillimisht ujin duhet ta pimë pak e nga pak.

Arra –Mungesa e proteinave mund të shkaktojë përkeqësim më të keq, prandaj është mirë të kërkoni ushqime të pasura me proteina, por të lehta për t’u ngrënë dhe për të tretur sikurse janë arrat. Përzierja nga shtatzënia u përgjigjet mirë proteinave dhe yndyrave të mira që gjenden në arra. Por jo nëse është për shkak të një virusi të zorrëve.

Supë perimesh –Supë klasike pule mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë kur jeni ftohur por është shumë e rëndë nëse ju keni të vjella. Supë e bërë vetëm me perime, nga ana tjetër, mund të jetë zgjidhja më e mirë, sepse është e lehtë për t’u përgatitur dhe me atë sasi të vogël të natriumit mund të ndihmojnë gjithashtu në hidratim.

Banane-Nëse e përzierja shoqërohet me dehidrim ju mund të zgjidhni një copë banane të vogël. Bananet ju ndihmojnë në rikthimin e kaliumit, shpesh i varfëruar nga viruset gastrointestinale dhe gjithashtu bakteret në rastin e diarresë.

Pijet sportive –Pjesa më e madhe e pijeve sportive përmbajnë elektrolite të natriumit dhe kaliumit. Konsumimi i disa pijeve sportive mund të ndihmojnë në hidratimin dhe ringritjen e elektroliteve të humbura nga të vjellat.

Mollët –Fibrat ngadalësojnë tretjen, kështu që është e mundur që, duke ndihmuar kalimin e ushqimit nga zorrët, të përmirësohet ndjenja e përzierjes. Por kini kujdes: për të njëjtën arsye fibrat gjithashtu mund të veprojë në mënyrën e kundërt. Më mirë provoni një copë molle, (qoftë edhe lëng molle) apo me perime të gjalla.