9 rreziqet për shëndetin që na vijnë nga Wi-Fi

0
81

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar prej kohësh, dëmtimet që shkaktohen në shëndet si pasojë e ekspozimit ndaj valëve elektromagnetike.

Studime të ndryshme kanë dalë me përfundimin se cilat janë 9 rreziqet më të përhapura si pasojë e ekspozimit ndaj WI-FI (Wireless).

Ndikon në pagjumësi– Një ndër efektet më të përhapura është ndikimi në pagjumësi dhe në prishjen e gjumit gjatë natës.

Dëme në zhvillimin e fëmijëve– Ekspozimi ndaj Wi-Fi mund të prishë zhvillimin normal të qelizave, veçanërisht tek fëmijët. Dy studime të ndryshme e kanë lidhur ekspozimin ndaj ëireles me zhvillimin e vonuar të veshkave.

Ndikon në rritjen e qelizave– Një studim i kryer në Danimarkë, u përqendrua në një eksperiment me bimë të ekspozuara ndaj WI-FI. Studiuesit mbollën disa fara në një dhomë pa valë interneti dhe disa të tjera në një dhomë me dy router Wi-Fi. Rezultati? Bimët pranë modemit, nuk u rritën.

Dëmton funksionimin cerebral– Studiuesit kanë zbuluar se personat e ekspozuar ndaj rrezatimeve 4G, kishin më pak aktivitet cerebral,

Redukton aktivitetin cerebral tek femrat– Një grup personash të shëndetshëm, 15 meshkuj dhe 15 femra iu nënshtruan një testi të thjesht kujdese. Fillimisht i gjithë grupi u ekspozua ndaj rrezatimeve Wi-Fi për afro një orë. Pas kësaj gjatë testimit, u vu re se femrat kishin një ndryshim të ndjeshëm të aktivitetit cerebral dhe rënie të nivelit të energjisë.

Ndikimi në spermë- Nxehtësia e çliruar nga kompjuterët dhe celularët dëmton spermën, dhe jo vetëm. Kjo pasi ekspozimi ndaj WI-FI redukton lëvizshmërinë e spermatozoideve.

Ndikon në pjellori dhe shtatzëni– Përveçse ndikon në pjellorinë e meshkujve, valët e wireless mund të pengojnë pjekjen e vezës apo mund të bëjnë që shtatzënia të jetë anormale, shkruan noa.al.

Shkakton stres kardiak– Një studim i kryer tek 69 persona, zbuloi se pjesa më e madhe e tyre kishin një shtim të rrahjeve të zemrës gjatë ekspozimit me valët e WI-FI.

A shkakton kancer?- Studime të ndryshme të kryera te kafshët sugjerojnë se ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike shton rrezikun e kancerit. Mirëpo sa i takon njeriut studimet janë të rralla, por në disa raste, rreziku rezultoi real.