9 gjermanë të vdekur në sulmin e Stambollit

0
44

Në sulmin terrorist që goditi Stambollin në paraditen e së martës, nga ku mbetën të vdekur 10 persona, 9 prej tyre janë shtetas të Gjermanisë, raporton Associated Press dhe The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimi që ka ndodhur në Turqi, në Stamboll në afërsi të Xhamisë së Kaltër, ka tronditur mbarë vendin dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një adresim publik në njërin nga televizionet turke, ka thënë se sulmi që goditi kryeqytetin në paraditen e së martës, ishte kryer nga një person me origjinë siriane.

Nga ky sulm përpos që mbetën 10 persona të vdekur, është raportuar për 15 të tjerë të lënduar.

Për sulmin terrorist në Turqi, ka reaguar edhe Bashkimi Europian.

Liderët e BE-së, në një deklaratë të përbashkët e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist që goditi Stambollin në paraditen e së martës, duke lënë të vdekur 10 persona, ndërsa 15 të lënduar.

Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian, në një deklaratë të dhënë në rrjetin social Tëitter, u shpreh se ajo që ndodhi në Stamboll, “është një sulm terrorist brutal”, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, së bashku me Komisionerin Johanes Hahn i kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e viktimave dhe u kanë dëshiruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“BE-ja dhe Turqia qëndrojnë të bashkuara kundër të gjitha formave të terrorizmit. Lufta kundër terrorizmit tashmë është shndërruar në një prioritet në Samitin BE – Turqi, që është mbajtur me 29 nëntor të vitit që lamë pas, dhe ne duhet që t’i bashkojmë forcat e të përpiqemi që t’i kryejmë obligimet tona të përcaktuara me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Mohgerinit dhe Hahn, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.