9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

87 Milion e 500.000 njerëz janë vrarë nga bartësit e flamujve sekularë, ky është terrorizmi i vërtetë

Më të lexuarat

Hamza Andreas Tzortzis i cili është një ligjerues i njohur publik që flet kryesisht rreth Islamit, shkrimtar, instruktor dhe hulumtues, dhe i njohur me debatet e tij me personalitetet e njohura perendimore që përfaqësojnë besimin Ateist, thotë se 87.500.000 (tetëdhjetë e shtatë milion e pesqind mijë) njerëz kanë vdekur si shkak i luftërave të zhvilluara nga bartësit sekularë, vetëm në shek. XX.
Ai në një ligjeratë të tij thotë se historia e njerëzimit nuk njeh shekull që është derdhur gjaku më shumë se sa në shekullin e kaluar XX.
 
Ai thotë se shumica thonë se Feja është shkaku i gjakderdhjeve në botë, por e kanë gabim! Sipas tij kjo shifër enorme e vdekjeve ka ndodhur si shkak i luftërave të zhvilluara nën flamuj sekularë.
 
Hamza, i lindur si Andreas Tzortzis, ka lindur në Londër më 21 Shtator 1980. Prindërit e tij janë Grek që kanë emigruar në Britaninë e madhe më 1970. Hamza ka studiuar Psikologjinë në Universitetin Westminster.
 
Për më shumë detaje rreth hulumtimit të tij, përcilleni videon në vazhdim:
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit