12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

850 vende të reja pune në turizëm

Më të lexuarat

Brenda dy vjetëve të ardhshme, në sektorin e turizmit në Kosovë pritet të krijohen rreth 850 vende pune, përderisa potencialin më të madh për zhvillimin e këtij sektori e kanë Peja, Deçani, Juniku, Graçanica dhe Prishtina.
Kështu u tha të enjten në një konferencë për shtyp të organizuar nga fondacioni zviceran “Swiss Contact”, instituti “Riinvest” dhe “Pem Consulting”.
Sipas organizatorëve të konferencës, ideja e prezantimit ishte që bizneset e interesuara të mësojnë mbi mundësitë e investimit në turizëm dhe njëkohësisht të aplikojnë për grante apo fonde shtesë për investim.
Edona Kurtolli, përgjegjëse për komunikim në “Swisscontact”, ka thënë se sektorët në të cilët do të investohet janë ai i turizmit dhe përpunimit të ushqimit. Ajo po ashtu ka thënë se projekti ka për qëllim që deri në vitin 2017 të hapen 850 vende të reja të punës. “Projekti ynë financohet nga Zyra zvicerane në Kosovë. Ne po synojmë që të arrijmë të krijojmë rreth 850 vende të reja të punë deri në vitin 2017. Bizneset të cilat konkurrojnë për grante duhet të jenë të regjistruara së paku 1 vit më herët dhe që kanë të punësuar në minimum 3 persona, biznesi duhet të jetë me ide inovative dhe ide të reja për sektorin dhe që do të sjellin ide për gjenerim të të ardhurave dhe punësime”, tha Kurtolli.
Ndërsa, menaxher i fondit të mundësive në “Swisscontact”, Ibrahim Bejtullahu, ka treguar se në çfarë mënyre mund të aplikohet për të përfituar grante. “Afati për aplikim në këtë fond është i hapur çdo ditë dhe bizneset kanë mundësi ta marrin nëpërmjet linkut “ppse-kosovo.org”, është dokument vetëm një faqe ku bizneset i qasen fondit të mundësive”, ka thënë Bejtullahu.
Valerie Quenard, menaxhere e projektit nga MDP Consulting, ka shtuar se projekti PPSE ka dhënë ide për produkte të qëndrueshme në Kosovë e sidomos për promovimin e Kosovës perëndimore dhe në Graçanicë.
“Kemi qenë në Kosovë me projektin PPSE dhe kemi dhënë ide për produkte të qëndrueshme në Kosovë për promovimin e Kosovës perëndimore dhe në Graçanicë. Misioni ka qenë për të bërë listën e produkteve e cila është e përshtatshme për destinacione me përshkrim dhe kompozim të produkteve. Vendi juaj ka shumë potencial për të zhvilluar destinacionin në përgjithësi dhe për të tërhequr turistë”, ka thënë Quenard./Zëri
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit