10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

83-vjeçari mban “kopshtin e bamirësisë” për 20 vite pa u ndalur

Më të lexuarat

Mbolli dhe rriti një kopsht për merak, por jo për vete. Meqenëse jeta i kishte sjellë mjaftueshëm sa për të mbajtur familjen, ai nuk deshi t’i merrte vetëm për vete të mirat e saj.

Kështu, Ibrahim Alan nga Bursa e Turqisë, kujdeset për kopshtin me fruta e perime, e më të furnizon këdo që kalon andejpari dhe këdo që ka nevojë.

Në fakt, kjo vepër kaq e bukur rritet tash e 20 vjet.

“Gjithçka nisi me dy pemë që i kisha mbjellë në 97-ën”, kujton Alan, i cili nuk e fsheh kënaqësinë që merr kur sheh udhëtarët e lodhur që freskohen me frutat e këndshme të kopshtit të tij.

Prona e tij tani është shtëpi për gati 300 pemë frutore dhe shumë perime, dhe mosha e tij e shtyrë (83 vjeç) nuk e pengon që ta mbajë ritmin e punës.

Alan i ka vënë emrin kopshtit të tij – “hajrat bahçe” apo “kopshti i bamirësisë”. Ai është i bindur se nga puna e tij nuk ka humbur aspak pasuri, përkundrazi, ka fituar jo vetëm vëmendje për mirë por edhe miq që i ndihmojnë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit