6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

8 shenja që bebi juaj është sëmurë

Më të lexuarat

Si prindër të rinj që jeni, keni kaluar 9 muaj duke u përgatitur që të mirëprisni bebin në shtëpinë tuaj. 

Megjithatë,ndoshta nuk jeni e përgatitur për të kuptuar se kur bebi është sëmurë dhe si të menaxhoni situata të tilla kur ai/ajo ka nevojë për ndihmë. 

Më poshtë janë 8 shenja sëmundjeje për foshnjat  nën 6 muaj, dhe këshilla të përgjithshme se kur keni nevojë vërtet për të thirrur një mjek


1. TEMPERATURË
Vetë temperatura nuk është sëmundje, por është përgjigja e bebit ndaj një sëmundje- zakonisht ndonjë infeksioni. 

Telefonojini doktorit nëse foshnja është më i vogël se 3 muaj dhe ka temperaturë rektale mbi 38 gradë, ose nëse bebi juaj është mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperature mbi 38 e tre gradë Celsius. 

Edhe nëse temperature është më e ulët se këto, telefonojini mjekut nëse bebi ka skuqje, irritohet,nuk do të ushqehet, mezi mer fryme, qafë të ngurtë, vjellje ose diare të vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.

2. DEHIDRATIM
Dehidratimi mund të ndodhë nëse bebi nuk po ushqehet sic duhet, ka temperaturë, është në një mjedis shumë të ngrohtë, ose ka diare dhe vjellje të vazhdueshme. 

Mund t’a dalloni dehidratimin nëse bebi ka gojën ose mishrat e thatë, e lag pampersin më rrallë, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli( pjesa e butë në majë të kokës) duket sikur po zhytet ngadalë. 
Nëse mendoni se bebi është i dehidratuar telefononin mjekun.

3. DIARE
Diarea është e zakonshme tek të miturit, por telefononi mjekun nëse ;shihni gjak në jashtëqijte( e cila mund të duket e kuqe e ndezur, ose akoma më keq, e zezë), bebi bën cicin më shumë se 6 herë në ditë ose nuk pinë lëngje, ose tregon shenja dehidratimi.

4. VJELL
Të miturit zakonisht nxjerrin bështymë, por duhet të shqetësoheni nëse vjell shpesh. 

Vjellja nuk është serioze nëse ndodh vetëm një ose dy herë. Gjithsesi, nëse ndodh më shpesh, përmban gjak ose është jeshile në ngjyrë, ose nëse bebi duket i dehidratuar, telefononi mjekun.

5. VËSHTIRËSI NË FRYMARRJE
Nëse bebi ka probleme në frymarrje, duhet të telefononi mjekun urgjentisht.
Shenjat e mëposhtme tregojnë se bebi ka probleme me frymarrjen:

Bebi merr frymë më shpesh      
Koka e bebit rri e varur
Buzët ose lëkura e bebit merr ngjyrë të kaltërt.

6. SKUQJE,RRJEDHJE OSE GJAKDERDHJE
Nëse kërthiza e bebit tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjëherë mjekun. Këto janë shenja të një infektimi.

7. PUCRA
Pucrat( me skuqje lëkure), janë normale tek bebet, por telefonojini një mjeku nëse pucrat mbulojnë një pjesë të madhe, sidomos në fytyrë, ose shoqërohet nga temperaturë, rrjedhje, gjakderdhje  ose enjtje, ose nëse pucrat duken të infektuara.

8. TË FTOHTIT
Infeksione të frymëmarrjes shkaktohen nga një virus dhe janë të shpeshta tek të miturit. 

Zakonisht zgjasin 1 ose 2 javë duke u shoqëruar me rrjedhje hundësh, temperaturë dhe oreks të dobët për disa ditë, dhe një kollë që mund të zgjasë 2 deri në 3 javë. Simptoma më të rënda kërkojnë kujdesin e mjekut.

Telefonojini mjekut nëse:

Temperatura e bebit është më e lartë se 38 për të miturit nën 3 muaj ose më e lartë se 38 e tre për të miturit midis 3 dhe 6 muaj.

Nëse bebi ka skuqje dhe vështirësi në frymarrje përshkruar si më sipër.
    
Bebi juaj grindet dhe qan shumë.
    
Kolla e bebit tuaj është e rëndë e nuk pushon, ose nëse nxjerr dhe gjak.
    
Bebi po vjell.
    
Simptomat e bebit zgjasin më shumë se 2 javë..
    
Së fundmi, në të gjitha rrethanat, në qoftë se ju jeni shumë e shqetësuar pasi fëmija juaj duket me të vërtetë i sëmurë, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit