9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

8 prej zbulimeve më të mëdha të 2012

Më të lexuarat

2012 mund të cilësohet si një ndër vitet më të suksesshme për shkencën. Brenda 12 muajve të fundit, njerëzimi ka përparuar nga zbulimet hapësinore e deri tek ato gjenetike, nga fizika e deri tek arkeologjia.

Por cilët janë 10 zbulimet më të rëndësishme për këtë vit, kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e tij? Më poshtë rënditja e këtyre zbulimeve.

1) Zbërthimi i genomit të grurit, një hap tejet i rëndësishëm që pritet të ndihmojë në krijimin e hibridëve që do të përshtaten me temperaturat gjithnjë e në rritje të planetit tonë për shkak të ngrohjes globale, por edhe një instrument që do t’i sigurojë njerëzimit më shumë ushqim për të përballuar rritjen popullsisë.

2) Zbulimi i mekanizmit të injektimit dhe fabrikimit të proteinave në brendi të qelizave, i konsideruar si “gurëthemeli” i kurimit të sëmundjeve, sidomos të tumoreve.

3) Zbulohen “intro-tokësorët” apo organizmat që jetojnë në ambiente dhe kushte ekstreme në Tokë, që nga thellësitë më të mëdha të oqeaneve e deri tek skajet më të ftohta të planetit tonë. Zbulimi do të ndihmojë për të kuptuar më mirë origjinën e vetë jetës në Tokë, por shërben edhe si orientim për kërkimet e jetës në Mars.

4) Zbulohet “hormoni i zemrës”, ndryshe hormoni që djeg kaloritë dhe përshpejton procesin e shndërrimit të tyre në energji. Studiuesit dhe mjekësia e konsiderojnë si një hap gjigant në përparimin e luftës kundër obezitetit.

5) Fizika kuantike i jep përgjigje pyetjes që e mundon prej vitesh; fotonet janë valë apo grimcë? Një eksperiment i kryer këtë vit, provoi se fotonet janë njëkohësisht edhe valë edhe grimcë.

6) Qentë nisën të zbuten nga njeriu rreth 33 mijë vite më parë në Azinë Qendrore dhe Jugore. Më pas, epoka e akullnajave “zhduku” rracën e zbutur të qenve, e më pas zbutja dhe miqësimi me këto kafshë rinisi sërish, por këtë herë në shumë zona të planetit.

7) Zbulohet planeti ekstra-solar më i afërt me Tokën. Ndodhet rreth 4.3 vite dritë larg në sistemin diellor Alpha Centaur. Sipërfaqja e tij është e populluar nga shkëmbinj, por problemi është se temperaturat shkojnë deri në 2 mijë gradë celcius.

8) Zbulohet proteina që kuron tumorin në kokë, sëmundje e njohur si glioblastoma multiformë (GBM). Objektivi: të përdoret aty ku kimio dhe radio-terapia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit