7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të heshtësh në këso situata, kam frikën se edhe Zoti do na dënon për heshtjen tonë

Më të lexuarat

Të heshtësh në këtë situatë që po kalojnë muslimanët në përgjithësi e ata të Siris në veçanti vërtetë kam frikën se edhe Zoti do na denon për heshtjen tonë.

Edhe pse se kemi mundësin e ndihmës për vllëzërit tanë të cilët ditëve të fundit po përjetojnë një ferr të vërtetë, mundësia jonë mbetet që së paku nëpërmjet këtyre rreshtave ta çlirojmë shpirtin tonë nga ky ankth dhe me njëfarë mënyre ta shfajsojmë veten që nuk mund ti daalim në ndihmë atyre që sot më së shumti kanë nevojë për ndihmën tonë.

Duke u bazuar në fjalët e profetit Muhammed se “muslimanët janë sikur një trup,kur një pjese e trupit është e sëmur dhimbjen ndjen gjithë trupi”.
Ne ditët e sotit neve lëre që na kapluar sëmundja e që ajo(sëmundja)është kalimtare,neve na ka kapluar diçka shumë serioze e që do të mbahet në mend nga shumë breza e ai është Turpi.

Po na ka mbuluar turpi!!!
Çdo gjë që na servohet nga burime të pakonfirmuara, shumë lehtë e marim si të vërtetë, ndërkaq atë për të cilën kemi argumente të sakta e refuzojmë duke pretenduar se nuk e dim prejardhjen e atij lajmi.

Shumë prej njerzëve mendojnë se aty është duke u zhvilluar një luftë fetare. Edhe unë them se po. Pikërisht luftë fetare. Sepse po të ishin të besimit të njejtë nuk do të kishte ndodhur kjo luftë.
Ata të cilēt kanë besimin e pastër ata janë duke humbur më së shumti. Ata janë duke u persekutuar e dhunuar në mënyren më makabër. Ata janë duke u vrarë e duke u shtypur në mënyrat më mizore!

Po të torturoheshin kafshët në të ashtuquajtura vendet “demokratike” deri më tani ishte dashur që të ndërhynin edhe ushtarakisht forcat ndërkombtare por vetëm se jan musliman, vetëm pse janë femijë të pambrojtur,vetëm që nuk i përkasin të njejtit besim ata heshtin.

A nuk është ky fundi i turpit!?
Sigurisht që po. Botën “demokratike” sot e mbuloi turpi.
Më vie keq ti them demokratike sepse gjithçka mund të jetë përpos “botë demokratike” nuk mund tē quhet më.
Faji absolutisht nuk është vetëm tek “bota demokratike”, por bartës kryesorë të fajit janë edhe “liderët”e shteteve islame të cilët fatkeqësisht janë vetëm spektatorë.
Ata ose janē njerëz pa ndjenja, ose janë vetëm një kukull në krye të shtetit të tyre.
Të heshtësh dhe tē mos ndērmarësh asgjë në kohën kur bëhet krimi,kjo nënkupton se veç je duke e perkrahur krimin.
Athua vallë deri kur do të zgjatë ky gjenocid!?
Deri kur ajo popullat e pambrojtur duhet vuajtur shkaku i gjakpirësve!?
Deri kur ata pleq,gra e femijë të vajtojnë!?
Deri kur do të zgjasë heshtja e udhëheqsve musliman!?
Deri kur!?
Deri kur!?
…………
Mundësinë të cilën e kemi ne për vllëzërit tanë është që ta lusim Atë i cili lexon mendjet tona dhe e din se çfar fshihet në zemrat tona All-llahun Fuqiplotë:që muslimanët në çdo vend të botēs në përgjithësi e ata të Siris nē veçanti ti mbronë nga shtypja që është duke iu bërë.
O All-llah i gjithësisë mbroji muslimanët e pafuqishëm sepse ti je Mbrojtësi më i mirë.
O Zot i madhërishëm ata njerëz tani shpresën e kanë vetem tek Ti,sepse dinjiteti dhe humanizmi njerëzor mbaroi.
O All-llah strehoj tek Ti të gjithë ata të pastrehët dhe mbroj të gjith të pambrojturit. AMIN!

Muhamed I. Xhemaili

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit