20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

77 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më të lexuarat

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar një raport/analizë mbi rastet e iniciuara nga kjo agjenci për mosdeklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë dhe efikasitetin e gjykatave për sanksionimin e tyre.

Sipas raport/analizës për vitet 2010 dhe 2011, nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve që kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, 1,483 zyrtarë të lartë publikë kanë përmbushur obligimin ligjor, ndërsa 77 të tjerë që janë nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria, gjykatat komunale, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike, nuk kanë deklaruar pasurinë.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Ligjit nr. 03/L-151, është i dënueshëm dhe konsiderohet veprim kundërligjor. Shuma e përgjithshme e dënimeve të shqiptuara nga gjykatat në shkallën e parë është 22,580 euro, kurse në shkallën e dytë është 5,500 euro. Por Agjencia ka vlerwsuar se në disa raste, gjykatat kanë nxjerrë vendime jo komfor ligjit apo nuk i trajtojnë ato fare.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit