69 PERSONA JANË VRARË NË OPERACIONET E FUNDIT TË USHTRISË SIRIANE

0
61

Shumica e të vrarëve janë në lagjet periferike të kryeqytetit Damask.

Në shumicën e qyteteve të Sirisë ushtria siriane filloi me operacione kundër opozitarëve.

Në këto operacione janë vrarë 69 persona ku shumica prej tyre në lagjet periferike të kryeqytetit Damask.

Organizatat për Vëzhgimin e të Drejtave të Njeriut njoftojnë se në operacionet që ndërmori ushtria në rrethinën e Damaskut me armë të rënda janë vrarë 22 persona dhe u plagosën një numër i madh i tyre.

Bëhet e ditur se ushtria hapi zjarr ndaj manifestuesve në protestat e organizuara në zonën Midan të Damaskut.

Ndërkaq në shumicën e qyteteve si Humus, Halep dhe Hama u organizua një valë e re e operacioneve.

Nga zona Azez të Halepit janë dëgjuar shpërthimet dhe të shtëna armësh ndërsa qielli u mbulua me re të tymit.

Njoftohet se edhe në qytetin Deraa pas shpërthimeve të fuqishme u dëgjuan breshëri armësh.

Ndërsa qyteti Humus me shtëpitë e rrënuara pas bombardimit të artilerive të ngjanë në qytetin fantazmë.kohaislame