16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

606 vjetori I arsimimit për shqiptar!

Më të lexuarat

606 vjetori I arsimimit për shqiptar!
Në realitet, këtë vit është 606 vjetori I shkollës së mesme për arsimimin e shqiptarëve, kurse mbi 606 vjetori i shkollave fillore për arsimimin e shqiptarëve.
A po presim ne shqiptarët musliman, që anti muslimanët me I njohtë shkollat e mesme të Perandorisë Osmane a ?!
Ato shkolla që prodhuan Kryeministra, Ministra, administratorë, komandantë , oficerë dhe zyrtarë të lartë të administratës së Perandorisë Osmane.
Kur në bazë të atij shkollimi, shqiptarët ishin të shtrirë në administratë në të tri kontinentet.
A duhet pritur ne, që anti muslimanët të pranojnë këto fakte, kur ata gjithnjë kanë pas dëshirë të na paraqesin si kohë të errët, kohën e artë për shqiptarë?!!!
Kohën kur ne ishim të “pashkolluar” por Kryeministra, Rektor, profesor universitar, profesor të të gjitha rangjeve shkollore, Ministër të arsimit për tërë Perandorinë !!!
Zgjohuni more, e thoni të vërtetën dhe mburruni me të.
Ose, shkoni e studioni arkivat dhe gjejeni të vërtetën për ne !
E si bënë, që boshnjakët, Bosna dhe Sanxhaku, këtë vit shënuan dhe festuan 480 vjetorin e arsimimit për ta, kurse ne, për të njëjtat shkolla, duhet të themi se nuk kemi pasur shkolla në të cilat jemi arsimuar?!
Se kështu po na thotë historia, politika dhe ideologjia zyrtare e shqiptarëve të këtyre 100 viteve!!!
Me pretekst, se ato kinse paskan qenë në gjuhën turke !!!
Edhe pse ato paskan qenë shkolla për arsimimin tonë !!
Me 1411 në Shkup është hapur shkolla e parë e mesme për shqiptar,
Shkolla e mesme e Ishak Beut.
Edhe pse mund të jetë edhe më parë.
Prandaj, këtë vit duhet shënuar 606 vjetorin e hapjes së shkollës së mesme për arsimimin e shqiptarëve

  • Ubejd Gashi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit