7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

6 perimet me më shumë proteina

Më të lexuarat

Perimet nuk njihen si burim tipik i proteinave. Por nëse nuk hani mish ose bulmet shumë shpesh ose jeni vegjetarianë, ja cila është baza bimore që plotëson nevojat tuaja proteinike.

Por proteinat bimore nuk janë si ato shtazore, do të thotë që ato nuk përmbajnë të gjithë amionacidet e duhura. Për të siguruar marrjen e aminoacideve të ndryshme, kombinoni këto perime me drithëra të plota.

1. Bizelet. Gjysmë kupe bizele përmban 3.5 gramë proteina. Një supë kremoze me bizele dhe mente është shumë e shijshme.

2. Spinaqi. Gjysmë kupe spinaq përmban 3 gramë proteina. Provoni smoothie-t e ndryshme me spinaq.

3. Patatet e pjekura. Një patate mesatare përmban rreth 3 gramë proteina. Doni një paketë proteinike? Bëni patate të pjekura me spinaq dhe djathë.

4. Brokoli. Brokoli përveç fibrave (2,6 gramë në gjysmë filxhani) është dhe një burim i mirë proteinash: 2 gramë në gjysmë filxhani.

5. Lakrat e Brukselit. Janë një burim i pasur lëndësh ushqyese. Çdo gjysmë filxhani përmban 2 gramë proteina, 247 mg kalium dhe 110 mg vitaminë K.

6. Misri. Gjysmë filxhani përmban 2 gramë. Provoni të gatuani misër të pjekur me gjalpë, limon e majdanoz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit