12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

6 kushtet e kafshës apo shpendit të gjahut në mënyrë që të konsiderohet i lejuar:

Më të lexuarat

Të njohim Fenë

Rregulla të përgjithshme islame për gjuetinë

Kushtet e kafshës apo shpendit të gjahut në mënyrë që të konsiderohet i lejuar:

  1. Gjuetari duhet të jetë nga ajo kategori njerëzish që lejohet ngrënia e kafshës së therur prej tij, pra të jetë musliman ose nga ithtarët e librit.
  2. Të ketë për qëllim gjuetinë, pra në momentin që qëllon me armën e tij të ketë për qëllim gjahun. Nëse dikush gjuan me armën e tij pa pasur për qëllim vrasjen e kafshës apo shpendit, por gjuan kot, atëherë ngrënia e këtij gjahu nuk lejohet.
  3. Gjuetari të përmendë emrin e Allahut (fjalën bismilah) kur gjuan me armën e tij, apo kur lëshon qenin e gjuetisë, në bazë të hadithit: “ Kur lëshon shigjetën tënde dhe përmend emrin e Allahut, haje atë (gjah), e kur lëshon qenin tënd të mësuar dhe përmend emrin e Allahut, haje atë.” (Buhariu dhe Muslimi)
  4. Gjuetari nuk duhet të përmendë emrin e askujt tjetër, përveç emrit të Allahut, kur gjuan me armën e tij apo kur lëshon qenin e gjuetisë.
  5. Gjuetia duhet të kryhet me armë të lejuara: fetarisht që e çajnë dhe e shpojnë gjahun apo me mjete që e shqyejnë atë, si: qeni me kusht që të jetë qen gjuetie i mësuar

Çështje: Nëse shigjeta nuk e vret gjahun me majën e saj, por me anën e saj, për shkak të forcës goditëse, atëherë ky lloj gjahu nuk lejohet të hahet.

Çështje: Nëse gjahu i goditur bie në ujë dhe gjuetari e nxjerr të ngordhur, pa qenë i sigurtë në shkakun e ngordhjes, a është nga mbytja në ujë apo nga arma e gjahut, atëherë ky lloj gjahu nuk lejohet të hahet, sepse Profeti alejhi selam ka thënë: “ Nëse e gjen (gjahun) të mbytur në ujë, atëherë mos e ha, sepse ti nuk e di a ngordhi nga mbytja në ujë apo nga shigjeta jote.” (Buhariu dhe Muslimi)

Çështje: Nëse e gjen gjahun tënd akoma të pangordhur, atëherë duhet ta therësh menjëherë atë, në mënyrë që të gjykohet si i lejuar.

  1. Gjuetari duhet të jetë i lirë për të kryer gjahun, pra nëse është në gjendje muhrimi, gjatë umres apo haxhit, nuk i lejohet gjuetia dhe as ngrënia e gjahut të tij.

Marrë në mënyrë të përmbledhur nga libri: “ Mudhekeratu fikhi”, i shejh El Uthejminit, v. 4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit