20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

52 kg kanabis në Igumenicë, kapen 3 shqiptarë dhe 1 grek

Më të lexuarat

Një ngarkesë prej 52 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis u sekuestrua në vendin e njohur si Fusha e Kestrinës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, në Igumenicë.

Sipas Antidrogës greke, 3 shqiptarë dhe një grek u arrestuan në flagrancë nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia tha se tre shqiptarët ishin transportuesit e drogës, ndërsa shtetasi grek porositësi i saj.

Nga verifikimi i dokumentave rezultoi se shtetasit shqiptarë kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Ata u dërguan në gjykatën e Igumenicës, e cila vendosi masën e sigurisë me burg deri në përfundimin e hetimeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit