20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

5 zakone të këqia që po jua shkatërrojnë fokusin

Më të lexuarat

Në një nivel personal, më poshtë janë 5 zakonet që mund të ndryshoni sot për të përmirësuar shëndetin tuaj neurologjik.

1: Nuk po pini ujë sa duhet. Dehidratimi është një shkak kryesor i fokusit të dobët. Kjo shkakton energji të ulët, dhimbje koke, mosbalancim hormonal dhe lodhje. Ne duhet të pimë 50-75% të peshës tonë trupore, në varësi të klimës (lagësht ose të thatë) dhe nivelin tonë të aktivitetit.

2: Nuk po flini sa duhet. Aftësia jonë për t’u përqëndruar dhe për të kujtuar informacionin lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e gjumit. Pa kohën e duhur të rimëkëmbjes së trurit, ne nuk do të jemi në gjendje ta ruajmë vëmendjen për periudha të gjata kohore.

3: Mbingarkesa në sheqer dhe karbohidrate. Truri ynë bëhet i varur nga ushqimet me sheqer dhe ato të përpunuara. Sheqeri është një karbohidrat i thjeshtë që prodhon një vërshim të endorfinave, gjë që na bën të ndihemi përkohësisht mirë, dhe pastaj vjen “rrëzimi”. Ne përfundojmë në një karusel me ulje ngritje të nxitura prej sheqerit, që na shtyn të ndalim atë që po bëjmë, për të kërkuar më shumë sheqer. Eshtë e vështirë të thyesh zakonin e sheqerit – por ia vlen!

4. Të jesh skllav i mediave sociale

Mediat sociale tani është provuar, se janë të lidhura me depresionin. Ka disa arsye për këtë:

• Nevoja për të menaxhuar platforma të shumta bëhet e madhe, dhe njerëzit raportojnë se ndihen jashtë kontrollit.

• Përdoruesit vazhdimisht krahasojnë veten me të tjerët, edhe pse ata intelektualisht e dinë që postimet tregojnë vetëm një pjesë të historisë së vërtetë të një personi.

• Përdoruesit e barazojnë pëlqueshmërinë e tyre me numrin e miqve / fansave / pasuesve, dhe ndërveprimet që marrin në postime.

• Marrëdhëniet e tyre offline vuajnë, gjë që shkakton stres në jetën e tyre.

• Truri i tyre ka një mbingarkesë informacioni, nga të qenit në internet 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.

• Njoftimet e mediave sociale shtyjnë përdoruesit në një gjendje të vazhdueshme reagimi, gjë që çon në një ndjenjë vetëkontrolli të vogël mbi kohën e tyre dhe prish modelet e trurit. Bëni mirë që sinjalizimet e mediave sociale t’i keni të fikura.

• Pikëpamjet e tyre të përgjithshme mbi botën ndikohen nga bollëku i përmbajtjes negative në dritaret e tyre të mediave sociale.

Tani ka programe detoksikimi nga mediat sociale që po shfaqen kudo, për shkak të ndikimit negativ që ka media sociale mbi shëndetin.

5. Shumë detyra njëherësh

Të bërit e shumë detyrave njëherësh e ndan trurin në po aq detyra sa po përpiqesh të kryesh. Ndërkohë që ana e djathtë dhe e majtë e korteksit prefrontal punojnë bashkë kur fokusohen në një detyrë të vetme, të dy anët punojnë veçmas kur njerëzit përpiqen të bëjnë dy gjëra njëkohësisht, duke shkaktuar kështu një degradim në performancë.

Studimet gjithashtu vërtetojnë se, ata që shpenzojnë më shumë orë duke ndjekur forma të ndryshme të mediave, dalin më keq në testimet që vlerësojnë aftësinë e tyre për të kaluar nga një detyrë në tjetrën.

Kontrolli ynë mbi fokusin tonë është në duart tona

Është e kollajtë të fajësojmë faktorët e jashtëm që ndikojnë në fokusin tonë. E vërteta është megjithatë, se ne kemi shumë kontroll mbi stimujt që vijnë në trurin, trupin dhe jetën tonë. Nëse dëshironi të jeni më të fokusuar dhe produktiv, atëherë ndryshoni zakonet tuaja. / Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit