12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

5 zakone negative në mediat sociale

Më të lexuarat

Sipas një raporti të javës së kaluar përdoruesit e Facebook kanë filluar të përjetojnë mërzitje për disa arsye si psh: numri i madh i postimeve, debate politike dhe presioni për të qenë interesant.
Më poshtë listohen 5 zakonet më negative të rrjeteve sociale.
– Përndjekja online: Pothuajse 25% e meshkujve poshtë moshës 35 vjet kanë pranuar se vizitojnë profilet e ish-eve të paktën njëherë në muaj.
Femrat në moshë të re që bëjnë këtë gjë janë më pak në numër rreth 20%.
– Mania për të qene në qendër të vëmendjes: 25% e të rriturve nga mosha 18 deri në 35 janë fajtorë për “postimet jo të qarta” ose përditësimet me qëllim të statuseve me nënkuptim për të marrë përgjigje nga miqtë.
– Parashikimi i filmave/serialeve: 36% e përdoruesve të rrjeteve sociale mbi moshën 35 pranojnë se kanë postuar vazhdimin e pritshëm të një filmi apo shfaqjeje televizive. Tek të rinjtë kjo gjë është më pak e zakontë (vetëm 14%).
– Debat politik: 35% e përdoruesve të mediave sociale raportojnë postimin e opinioneve politike të paktën njëherë në muaj. 10% prej tyre pranojnë se nuk janë më miq për këtë arsye.
– Postime tendencioze: 1 në 10 persona përdor rrjetet sociale me qëllim ngacmimin ose talljen e dikujt ose diçkaje si psh në fushën e sportit mund të themi se meshkujt nga mosha 18 deri në 35 janë shumë të ashpër. /CIO

 *Artikulli paraqet reflektimin e redaksise nga ku eshte marre artikulli dhe njekohesisht edhe hulumtimet e tyre, jo domosdoshmërisht të njëjtat janë edhe reflektime të redaksisë apo atë çfarë redaksia i di për të vërteta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit