10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

5 ushqimet që duhet të hani patjetër që të mos keni probleme me sytë!

Më të lexuarat

Sytë janë një prej organeve më delikate të trupit tonë dhe që janë të rrezikuar të preken nga shumë sëmundje. Që ju të jeni në kohë dhe të kujdeseni siç duhet për shëndetin e tyre, bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor këto produkte.
Karrotat;
Përmbajnë shumë beta-karroten, e cila është shumë e rëndësishme për të shmangur shkatërrimin e muskujve të syrit.
Spinaqi; 
Mbani mend që të gjitha perimet me gjethe jeshile janë shumë të mira për shëndetin e syve. Spinaqi përmban shumë lutein, e cila është përgjegjëse për riparimin e qelizave të dëmtuara.
Bajamet; 
Përmbajnë shumë vitaminë E, e cila lufton kundër molekulave të dëmshme të syrit.
Portokalli; 
Është shumë i pasur me përbërje të carotenoidit, të cilat më pas shndërrohen në vitaminë A dhe ndihmojnë për të shmangur shkatërrimin molekular.
Brokoli; 
Prezenca e madhe e antioksidantëve tek brokoli e bëjnë atë një burim të madh të vitaminës A, e cila është esenciale për sytë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit