12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

5 pasojat e veprës intime në Ramazan

Më të lexuarat

Pyetje: Personi bëri marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij ditën e Ramzanit pa ejakulim (pa e nxjerr spermën).

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nëse burri kryen marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij ditën e Ramazanit -duke qenë prej atyre që e kanë detyrë agjërimin- ky veprim ka pesë pasoja:
E para: Mëkatin.
E dyta: Prishjen e agjërimit.
E treta: Obligueshmëria e ndalimit (të pjesës së mbetur të ditës).
E katërta: Obligueshmëria e zëvendësimit.
E pesta: Shpagimi. Ai është lirimi i një njeriu.
Nëse nuk ka mundësi, atëherë duhet të agjërojë dy muaj rresht. Nëse nuk ka mundësi, të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër, edhe pse nuk ka pas ejakulim (nxjerrje të spermës). Ngase kryerja e marrëdhënieve intime e bënë detyrë larjen (gusulin) edhe nëse personi nuk e nxjerr spermën, e prish agjërimin edhe nëse personi nuk e nxjerr spermën, e prish haxhin edhe nëse personi nuk e nxjerr spermën, nëse kjo ndodh para lejimit të parë. Ndërsa nëse personi që kryen marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij ditën e Ramazanit është prej atyre që nuk e kanë detyrë agjërimin si p.sh. të jetë udhëtar ai dhe bashkëshortja e tij, e gjatë ditës ai kryen marrëdhënie intime me të duke qenë të dy të agjërueshëm. Në këtë rast ata të dy nuk kanë rënë në mëkat, por këtë ditë ata e prishin, hanë, pinë dhe e zëvendësojnë këtë ditë, sepse udhëtari nuk e ka detyrë agjërimin.

Pyetësi: Ai ishte i bindur se shpagimi ndodh vetëm në rast kur ka ejakulim (nxjerrje të spermës). Pra, ai e dinte se kryerja e marrëdhënieve intime duke e nxjerr spermën ka shpagim, por nuk e dinte e kryerja e marrëdhënieve intime pa ejakulim është i ndaluar. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk e dinte? Pyetësi: Jo, këtë nuk e dinte. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nëse kjo ka qenë bindja e tij, në këtë rast nuk ka asgjë për detyrë. Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë apo gabojmë!” El Bekare, 286

Pyetësi: As nuk duhet ta zëvendësojë këtë ditë? Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk e zëvendëson këtë ditë.

Përktheu: Unejs Sheme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit