14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

5 gjërat që duhet të ndaloni së bëri për fëmijët tuaj

Më të lexuarat

Çdo nënë do të bënte gjithçka për fëmijët, por nëse një mama nuk njeh kufij, më shumë se sa e ndihmon, ajo e dëmton vogëlushin e saj. “Ndihma” e një mamaje, qëllimi i mirë për t’i ardhur në ndihmë fëmijës mund të kthehet pas si një katapulkë papritur e pa kuptuar. Më poshtë do të lexoni 6 gjërat që duhet të ndaloni së bëri për fëmijët tuaj.

Të gatuash veç për fëmijën, të përgatisësh çdo ushqim që ai dëshiron

Nëse kërkesat e një 5 vjeçari në tavolinë janë thjesht teka dhe nuk janë të bazuara diku ( për shembull nëse atij i bën alergji një ushqim) ju nuk keni pse ia plotësoni. Duke ushqyer kërkesat e tij për çdo gjë, ju jeni duke përforcuar zakonet e këqija dhe duke kufizuar aftësinë e tij për të provuar gjëra të reja.

Të bëni detyrat e shtëpise

Gjithkush dëshiron që fëmijët e tyre të shkëlqejnë në shkollë, por të bësh çmos madje dhe t’u bësh detyrat vetëm për të qenë të parët ??!! Lërini fëmijët të mësojnë nga dështimet e tyre dhe mos u krijoni iluzionin që mund të bëjnë çdo gjë.

Veshja

Sipas një zëdhënëseje nga American Academy of Pediatrics të lejosh fëmijët të vishen vetë është pjesë e natyrshme e zhvillimit. Mos ndërhyni në këtë proces!

Planifikimi i ditës së tyre nuk duhet bërë në mënyrë të pavarur nga fëmija

Nuk mund të mbushni me aktivitete ditën e fëmijës pa marrë aprovmin e tyre. Kurse, sporte, aktivitete.. A e keni pyetur ndonjëhere vogelushin tuaj se si dëshiron ta kalojë ai kohën? Pas vitit të 5 fëmija duhet të jetë i aftë ta organizojë ditën e tij ose të ndjekë një rutinë të struktuar ku dhe ai të ketë kontribuar. Mos merrni çdo gjë nën kontroll.

Të rregullosh për ta lodrat, apo të bësh detyrat që më parë ua keni caktuar atyre

Fëmijët janë të çrregullt nga natyra, por me kalimin e viteve ata duhet të kuptojnë që nuk mund të bëjnë ç’të duan, vetëm sepse e dinë që ju kanë juve. Kultivojini ndjenën e rregullit organizmit dhe përgjegjshmërisë që në moshë të herët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit