7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

5 arsyet pse duhet të hani mollë pas çdo vakti

Më të lexuarat

Mollët janë një prej frutave më të konsumuara në të gjithë botën. Kjo nuk lidhet me faktin se gjenden në çdo stinë të vitit apo çmimi i tyre modest, por sepse janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Mollë përmbajnë antioksidantë dhe shumë fibra natyralë, të cilët ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe lehtësojnë tretjen. Një mollë në ditë nuk mban vetëm doktorin larg për një vit, por furnizon organizmin me shumë përfitime shëndetësore. Living ju liston pesë prej tyre :

1.Përmirësojnë shëndetin e zemrës

Mollët përmbajnë fibra të tretshme që ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) në gjak dhe parandalojnë formimin e pllakave në arterie. Antioksidantët e gjetur tek molla ulin rrezikun e prekjes nga ataku kardiak dhe pengojnë oksidimin e venave të gjakut. Konsumi i përditshëm i mollëve redukton veprimin e radikaleve të lira në organizëm.

2.Kanë efekt diuretik: Sasia e lartë e kaliumit që gjendet tek molla ka efekt të fortë diuretik. Molla ndimon të ruani balancën e lëngjeve në organizëm dhe të mos dehidratoheni.

3.Zbardhin dhëmbët: Dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse ! Të gjithë e duam këtë gjë dhe shpeshherë u drejtohemi shërbimeve të shtrenjta dentare për ta arritur këtë gjë. Duke qenë se gjatë përtypjes së mollës prodhohet pështymë, kjo e fundit kontrollon rritjen e baktereve që mund të çojnë në dëmtime të dhëmbëve. Për dhëmbë më të bardhë këshillohen mollët jeshile.

4. Zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit: Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neruro-degjenerative që prek të gjitha funksionet e trurit. Sipas studimeve të ndryshme, përqendrimi i lartë i antioksidantëve në mollë ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje. Përveç kësaj, aftësia e mollëve për të parandaluar veprimin e radikaleve të lira mbron trurin nga plakja e parakohshme cerebrale.

5.Ndihmojnë të humbni peshë: Mollët janë pjesë e shumë dietave të famshme, madje dietologë që nëse në fillimet e dietës mund të keni kriza urie ta shuani duke konsumuar një mollë. Konsumimi i rregullt i mollëve ul oreksin dhe ndihmon në kontrollimin e marrjes së përditshme të kalorive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit