10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

5 adoleshentë mbyten në lumë

Më të lexuarat

5 adoleshentë u mbytën në një lumë në Bangladesh, vetëm pak minuta pasi kishin përfunduar një ndeshje futbolli.

Djemtë, që sipas BBC ishin nga një shkollë në juglindje të Cox Bazar, u futën për t’u larë pas një ndeshjeje miqësore mes mbështetësve të Argjentinës dhe Brazilit.

Të rinjtë gjetën vdekjen pasi u rrëmbyen nga rrymat e forta të lumit Matamuhuri. Policia i zbuloi trupat e pajetë të djemve mbrëmjen e së shtunës, rreth 6 orë pasi ishin mbytur.

Me mijëra persona morën pjesë në varrimet e tyre, të mbajtura këtë të diel. Mes viktimave, sipas BBC, ishin edhe dy vëllezër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit