17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

48 ekipe në Katar 2022, kundërshtohet nga klubet e mëdha

Më të lexuarat

Përpara 1 viti, FIFA miratoi zhvillimin e Botërorit të vitit 2026 me 48 skuadra, por së fundmi presidenti i këtij institucioni,Gianni Infatino zbuloi një plan tjetër; atë të rritjes në 48 edhe të numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës të vitit 2022 si dhe zgjatjen e këtij evenimenti me 4 ditë.

Kjo do të thotë edhe një rritje e numrit të ndeshjeve të këtij evenimenti. Por ky plan i kreut të qeverisë Botërorë nuk është pritur aspak mirë nga Ligat Evropiane dhe këtë e konfirmoi presidenti i Grupit të 32 ligave Evropiane, Lars Christer Olsson.

“Nuk jemi të përgatitur për të bërë ndryshime në kalendar për të zgjeruar botërorin e vitit 2022”, tha Olson. “U treguam një herë fleksibël duke lejuar që ky botërori të luhet në muajt e dimrit dhe ramë dakord edhe për datat”.

Për Botërorin e vitit 2022, Katari bëri një ofertë për mbajtjen e tij gjatë muajve të verës pavarësisht temperaturave të larta, duke propozuar instalimin e mjeteve teknologjike që do të ndihmonin në ftohjen e stadiumeve.

Në vitin 2013 FIFA filloi konsultimet në lidhje me këtë çështje që zgjatën 18 muaj duke arritur edhe në marrëveshjen e shpresuar; zhvillimin e kësaj kupe Bote në dimër në 28 nëntor-18 dhjetor në një turne që është më pak se 28 ditë. Kjo lëvizje u bë për të favorizuar Evropën duke qenë se shumica e futbollistëve vijnë pikërisht nga ky kontinent, ligat e së cilës kërkuan një mbyllje të evenimentit sa më të shpejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit