15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

4 këshilla për të arritur suksesin në biznes

Më të lexuarat

Nuk ka patur kurrë një periudhë më frymëzuese për të filluar biznesin sesa tani.

Nëse e sheh rritjen e madhe të tregut në Amerike, Britani, Europë dhe Japoni dhe mendon se mund të jesh dhe ti pjesë e kësaj levizje, është koha për të vepruar. Ja disa këshilla sesi mund të jesh i suksesshëm në biznes dhe pse jo, të bëhesh milioner.

1.Ti mund t’ia dalësh.

Biznesi të mëson se ke nevojë për shumë vetëbesim. Të gjithë e kemi dëgjuar këshillën: bëj sikur je aty derisa të mbërrish realisht. Kjo është e vërtetë. Duhët të besosh në idetë e tua nëse do që të jesh i suksesshëm.

Mund të shohësh si shëmbull Winston Churchill, përsa i përket vetëbesimit. Ka shumë thënie nga periudha e luftës në vitet 1940 dhe 1941 dhe është fryëmzuese të shohësh sesi britanikët qëndruan të vetëm ndaj nazistëve edhe pse ishin thuajse të humbur. Është besimi i palëkundur ai që të bën të ecësh përpara.

2.A po e shikon të gjithë realitetin apo vetëm një pjesë?

Shohim lajmet kohëve të fundit dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara të cilat janë në panik, me ekspertët të cilët shprehen për mungesën e punëve në vend. Por nëse do e shohësh realitetin, vë re se papunësia është në nivelin 4.1 përqind, më i miri që nga viti 2000. Ky është një progres.

Mos i lejo rezultatet e këqija të lëkundin besimin tënd. Do të ketë gjithnjë muaj të këqinj në biznes. Shiko realitetin, sesa larg ke arritur dhe nëse je në linjë me objektivat e tua.

3.Rreziku përkon me rezultatin.

Në biznes duhet të jesh i gatshëm të ndërmarrësh rreziqe për të pasur fitim. Çdo biznes i madh në histori ka hedhur hapa të pabesueshëm në errësirë, për të arritur atë që ka arritur. Merr rastin e Rolls Royce. Vetëm një partneritet midis një inxhinieri të mrekullueshëm dhe një tregtari të madh në Angli, arritën të krijonin këtë markë ikonë. Ata vendosën çdo gjë në rrezik për ta arritur këtë. Herët ose vonë do të duhet t’i marrësh këto rreziqe edhe ty dhe ato janë të pashmangshme. Në të njëjtën kohë, nuk duhet marrë rreziku pa menduar për pasojat, por duhet studiuar situata dhe duhet arritur në përfundimin se ky është vendimi i duhur.

4.Vazhdo të shtysh përpara.

Hapat pas, sfidat dhe momentet e dyshimit janë të gjitha pjesë e një karriere në biznes. Çdo gjë është në rregull. Është natyrale.

Ajo që e ndan suksesin nga dështimi është aftësia për të shtyrë përpara. Duhet të jesh optimist dhe të shohësh anën e mirë të biznesit tënd.

Gjithmonë mbaji gjërat në perspektivë dhe shiko të ardhmen. Kurrë mos i lejo pengesat të të ndalojnë. Mendo sesi të shmangësh gabimet e përsëritura dhe të qëndrosh në linjë me objektivat e tu.

Burimi: entrepreneur.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit