10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

36 Të vdekur dhe 105 të plagosur në aksidente: Zvicër, Indi dhe Venezuelë

Më të lexuarat

Zvicër

Dy trena u përplasën në Zvicër, 20 persona u lënduan, njoftojnë mediat vendase. Sipas informacionit në dispozicion, aksidenti ndodhi në mëngjes në afërsi të qytetit të Schaffhausen.

Të dhënat në lidhje me rrethanat e aksidentit dhe numrin e viktimave janë në verifikim e sipër.

Indi

Së paku 25 persona, duke përfshirë edhe 11 fëmijë, humbën jetën të enjten në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit të Aurangabad, në shtetin lindor indian të Biharit. Sipas informacionit të Agjencisë së lajmeve indiane PTI, viktimat ndodheshin në rimorkion e një kamioni që u përmbys në autostradë dhe ra në një hendek.

Të gjitha viktimat vdiqën në vend. 10 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Policia fajëson për tragjedinë e ndodhur shoferin e kamionit, i cili po e drejtonte atë në gjendje të dehur.

Venezuelë

11 persona humbën jetën dhe 75 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së disa automjeteve në autostradën Lara-Zulia në veriperëndim të Venezuelës, njofton kanali televiziv lokal “Globovison”.

Të lënduarit, shumica e të cilëve janë në gjendje kritike, u dërguan në spitalet më të afërta.

Me shumë gjasa shkak i aksidentit ishte tymi i dendur i shkaktuar nga një zjarr pyjor. Shoferi i kamionçinës desh të frenonte për shkak të shikimit të dobët, kur dy autobusë që ndiqnin kamionçinën u përplasën me të. Si pasojë u lënduan edhe pasagjerët e tre automjeteve të tjera.

Mediat lokale njoftojnë se me autobusët në fjalë po udhëtonin mbështetësit e Hugo Chavez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit