5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

35 thënie të selefëve në lidhje me sinqeritetin

Më të lexuarat

1 – Bishar el-Haafi ka thënë: “Ta kërkoj botën me
instrumentin e erës është më e dashur për mua se sa ta kërkojë atë me fenë
time.”

2 – Ibrahim en-Nahai ka thënë: “Kur shejtani vije tek ti derisa je
duke u falur dhe të thotë: Ti po tregon mendjemadhësi, zgjate atë
(namazin).”

3 – Njëri prej Selefëve tha: ” Më drejto në një vepër prej së
cilës nuk do të ndalem së vepruari për hir të Allahut, më të Lartit.” I është
thënë atij: ” Çdoherë të kesh qëllim për mirë, për arsye se ti asnjëherë nuk do
të ndalesh së vepruari edhe nëse nuk kryen ndonjë vepër. Njeti (qëllimi) bëhet
edhe në mungesë të ndonjë vepre. Kushdo që e bënë nijet që të falet natën dhe e
zë gjumi, për atë që e kishte për qëllim do ti shkruhet shpërblim
atij.”

4 – Njëri prej tyre tha: “Unë dëshiroj që ta bëjë nijet për çdo
gjë; derisa edhe për ushqimin, pijen dhe gjumin tim.”

5 – I është thënë
Sahlit: “Çka është më se vështiri për shpirtin (për ta arrit)?” Ai tha:
“Sinqeriteti, në të cilin nuk ka ndonjë epsh në të.”

6 – Jakub el-Makfufi
ka thënë: ” Person i sinqertë është ai i cili I fsheh veprat e tija të mira
sikurse që i fsheh veprat e tija të liga.”

7 – Njëri prej tyre i shkroi
vëllait të tij: “Të kesh nijet të sinqertë në të gjitha veprat tuaja, dhe një
vepër e vogël do të mjaftoj ty.”

8 – Ejub es-Sahtijani ka thënë: “Ta
pastrosh njetin është më së vështiri se sa të gjitha veprat tjera për ata që
veprojnë.”

9 – Jahja bin Muadhi ka thënë: “Sinqeriteti e ndan veprën e
mirë prej gabimeve sikurse që ndahet qumështi prej baules dhe gjakut.”

10
– Es-Susi ka thënë: “Çka Allahu dëshiron prej veprave të krijesave të Tij është
sinqeriteti e jo diç tjetër.”

11 -El-Xhunejd ka thënë: “Allahut i takoj
robërit të cilët kuptojnë dhe kur kuptojnë ata veprojnë dhe kur veprojnë i bëjnë
veprat e tyre të sinqerta. Të kujtuarit e sinqeritetit në momentin e kryerjes së
veprave të mira është ajo që akumulon të mirën më të madhe për ata.”

12 –
Haushabi e ka pas zakon të qaj dhe të thotë: “Emri im ka arritur në xhamin e
madhe (që donë të thotë, se njerëzit e dinë se kush jam unë)!”

13 –
Es-Susi ka thënë: “Sinqeriteti është që ta humbasësh vizionin e sinqeritetit në
vetën tuaj.”

14 – Njëri prej tyre tha: “Kushdo që sheh sinqeritet në
sinqeritetin e tij, sinqeriteti i tij është ai i cili ka nevojë për sinqeritet.
Shkatërrimi i çdo njeriut të sinqertë qëndron në sinqeritetin e tij deri në atë
masë sa që ai e sheh sinqeritetin në vetën e tij. Kur ta braktis atë se po e
sheh sinqeritetin e tij në vetën e tij ai do të jetë i sinqertë dhe i
pastruar.”

15 – Ebu Uthmani ka thënë: “Sinqeriteti është që ti harrosh
krijesat duke e shikuar vazhdimisht Krijuesin.”

16 – Ibrahim bin Adhami
ka thënë: “Ai i cli e dëshiron famën nuk është i sinqertë ndaj
Allahut.”

17 – Sufjan eth-Thauri ka thënë: “Ata (selefet) e kanë pas
zakon që ta urrejnë famën dhe reputacionin në bazë të asaj se me veshjen e
rrobave të mira sytë (e njerëzve) do të drejtohen kah ata.”

18 – Naim bin
Hamad ka thënë: “Abdullah ibn el-Mubareki shumë herë e ka pas zakon që të
qëndroi në shtëpinë e tij një kohë të gjatë kohore, prandaj i është thënë atij:
A nuk ndihesh i vetmuar dhe i izoluar. Ai tha: Si ka mundësi të ndihem i izoluar
derisa jam me Pejgamberin (savs)?”

19 – Xhafer bin Hajani ka thënë:
“Themelet e këtyre veprave janë nijetet. Në të vërtet njeriu me njetet e tij
arrin pozitë ku me anë të veprave nuk mund ta arrij.”

20 – Njëri prej
njerëzve të dijshëm e ka pas zakon të thotë: “Kur një njeri flet në tubime dhe
fjalimi i tij e mahnit atë, le të heshtë. Kur ai hesht dhe heshtja e tij e
mahnit atë, le të flet.”

21 – Mutraf bin Abdullah esh-Shakhiri ka thënë:
“Më e dashur për mua është që ta kaloj natën në gjumë dhe të zgjohem me plot
keqardhje se sa ta kaloj natën duke qëndruar në namaz dhe të zgjohem me
admirim.”

22 – En-Numan bin Kajs ka thënë: “Unë asnjëherë nuk kam pa
ndonjë robëreshë të falë namaz vullnetarë në xhamin el-Haj.”

23 – Aliu ka
thënë: “Ai që ka syefaqësi i ka tri karakteristika: ai është përtac kur është
vetë, ai është aktiv dhe energjik kur është me të tjerët dhe ai i shton veprat e
tij kur e lavdërojnë dhe i zvogëlon ato kur e kritikojnë.”

24 – El-Hasani
ka thënë: “Ai që ka syefaqësi dëshiron që ta tejkalon atë që Allahu ia ka
caktuar atij. Ai është një person i ligë i cili dëshiron që ti informoj njerëzit
se ai është i devotshëm në mënyrë që të dëgjojë se çka kanë për të thënë. Ai ka
arritur një pozitë të poshtër dhe të ligë tek Zoti i tij. Prandaj është
esenciale për zemrat e besimtarëve që ta njohin atë.”

25 – Sahl bin
Abdullahi ka thënë: “Nuk ka asgjë më të vështirë për shpirtin se sa ta arrij
sinqeritetin. Sa herë jam përpjekur që ta largoj tendencën ndaj syefaqësis prej
zemrës sime përveç se është paraqitur me një ngjyrë tjetër?”

26 – Ibn
Masudi ka thënë: “Mos e mëso diturin për tri arsye: që ta mahnitësh dhe ta
hutosh të çmendurin, që të argumentohesh me të diturit dhe ti bësh njerëzit që
ti drejtojnë fytyrat e tyre kah ti. Po përkundrazi, kërko atë që është me
Allahun me zemrat dhe veprat tuaja, pasi që vetëm ajo do të mbetet dhe çdo gjë
që është pranë saj do të shkoj.”

27 – Ebu Sulejman ed-Darini ka thënë:
“Lajmë të gëzueshëm për atë i cili murr një hapë të vetëm duke mos dëshiruar me
atë diç tjetër përveç se fytyrën e Allahut.”

28 – Disa prej selefëve kanë
thënë: “Kushdo që ka pasur një instancë në jetën e tij e cila ka qenë e pastër
dhe sinqerisht për hir të Allahut- më të Lartit- ka për të shpëtuar, dhe kjo
është për shkak të madhështisë së sinqeritetit.”

29 – Ebu Sulejman
ed-Darini ka thënë: “Kur robi është i sinqertë, tendenca që të tregoj syefaqësi
dhe shumë pëshpëritje (të shejtanit) do të ndalen prej tij.”

30 –
Gjithashtu është thënë: “Sinqeriteti është që pamja e brendshme dhe e jashtme e
robit të jenë të barabarta. Syefaqësia është kur pamja e jashtme është më e mirë
se sa e brendshmja dhe çiltërsia në sinqeritetin e ndonjërit është atëherë kur
brendësia e tij është më mirë e kultivuar dhe më e lulëzuar se sa pamja e
jashtme.”

31 – Disa prej selefëve kanë thënë: “Sinqeriteti është që të
mos kërkosh dëshmitarë për veprat tuaja përveç Allahut apo atij i cili jep
shpërblim përveç Atij.”

32 – Makuli ka thënë: “Asnjëherë robi nuk do ta
mirëmbaj sinqeritetin për 40 ditë të njëpasnjëshme përveç se prej zemrës së tij
do të rrjedhin lumenjtë e diturisë të cilat paraqiten në gjuhën e
tij.”

33 – Adij ibn Hatimi ka thënë: “Njerëzit e caktuar për zjarr do të
urdhërohen drejt Xhenetit derisa ti afrohen atij dhe ta ndiejnë erën e miskut të
tij, do ti shikojnë pallatet e tij dhe çka Allahu ka përgatitur në te për
njerëzit e tij. Pastaj një lajmërim do të bëhet që ata të mbrapsen prej tij. Nuk
do të ketë hise për ta në te. Ata do të kthehen në humbje dhe humnerë njëlloj
sikurse ata para tyre. Pastaj ata do të thonë: O Zoti ynë! “Të na kishe futur në
zjarr para se të na kishe treguar çka na tegove prej shpërblimit Tuaj dhe çka ke
përgatitur për shokët dhe aleatët Tuaj, kishte me qenë më lehtë për ne. Pastaj i
Larmadhëruari do të thotë: Kjo është ajo se çka kam pas për qëllim me juve. Kur
e keni pas zakon të jeni të vetmuar ju më luftonit Mua (apo më tregonit guxim
Mua) me mëkate të mëdha dhe kur e keni pas zakon që ti takoni njerëzit ju i
takonit ata me përulësi. Ju i tregonit njerëzve diç tjetër nga ajo që ju e keni
pas zakon me më dhënë prej zemrave tuaja. Ju frikësoheshi prej njerëzve por nuk
frikësoheshi prej Meje. Ju i nderuat njerëzit por Mua nuk më nderuat, ju i
braktisët veprat për njerëzit por ju nuk i braktisët ato për mua. Këtë ditë Unë
do të ju bëjë që ta shijoni një dënim të dhimbshëm gjithashtu do të ju pengoj që
ta merrni atë shpërblim.”

34 – Është thënë: “Dëmi i shkaktuar ndaj çdo
robi qëndron në atë se ai është i kënaqur me vetën e tij. Kushdo që shikon diç
në shpirtin e tij dhe mendon se është e mirë i ka shkaktuar vetës shkatërrim.
Dhe kushdo që nuk dyshon në shpirtin e tij në asnjë moment është ai i cli është
i mashtruar.”

35 – Ibn el-Kajimi ka thënë: “Sinqeriteti është bashkimi
dëshirës dhe nijetit të tij.”

[Koleksion nga Shajkh Husajn
al-‘Awaa’ishah nga ‘Ihxhaa’ ‘Uum ud-Din’ nga al-Ghazaali, ‘Mukhtasar Minhaaxh
ul-Kaasidin’ nga Ibn Kudaamah dhe ‘az-Zuhd’ nga’Abdullaah Ibn al-Mubaarak
]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit