4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

35 përqind e popullatës në Maqedoni është e mërzitur, nuk qesh nga varfëria!

Më të lexuarat

Në Republikën e Maqedonisë 51% e të anketuarve kanë deklaruar se ndihen të lumtur, 11% të palumtur dhe 35% prej tyre as të lumtur e as të palumtur derisa 2% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje, thuhet kështu në anketën e fundit të Brima-s, transmeton Zhurnal.

Sipas analizave, indeksi i lumturisë në Maqedoni arrinë në 40% që do të thotë është më i ulët për 16% në nivel global.

Në pyetjen se cka ndikon tek ju dhe a mendoni se viti i ri do jetë më i mirë apo më i keq se viti i kaluar, 34% e të anketuarve janë shprehur me shpresë se ky vit do jetë më i mirë në krahasim me 25% të të tjerëve që kanë menduar se do jetë më i keq kurse 26% mendojnë se do jetë i njejtë ndërsa 5% prej tyre nuk kanë përgjigje, njofton Zhurnal.

Në lidhje me prosperitetin ekonomik, 30% e qytetarëve mendojnë se do jetë më keq, kurse 25% prej tyre kanë shpresë se do jetë më mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit