12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

320 mijë palestinezë falën namazin e xhumasë në xhaminë Aksa

Më të lexuarat

Ditën e xhuma të kaluar, mbi 320 mijë palestinezë nga zona të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë kryer namazin e xhumasë në ambjentet e xhamisë Aksa. Kjo, me gjithë masat e rrepta të autoriteteve izraelite, të cilat kishin ngritur me dhjetëra pika kontrolli ushtarake për të kufizuar lëvizjen e besimtarëve myslimanë.

Sipas organizatës Aksa për vakëfe, mbi 320 mijë besimtarë palestinezë kanë vërshuar nga qyteti i Kudsit dhe rrethinat përreth për tu falur në xhaminë Aksa. Ata janë drejtuar drejt xhamisë së shenjtë që në kohën e sabahut, duke mbushur jo vetëm ambjentet e xhamisë, por edhe rrugët që të çojnë atje.
Gjatë predikimit të xhumasë, myftiu i Kudsit (Jeruzalemit) dhe i gjithë territoreve palestineze, theksoi se xhamia Aksa, me 114 dynymë përreth mbetet një e drejtë e panegociueshme e myslimanëve. Ai i uroi dhe i përgëzoi këto qindramijëra besimtarë të cilët kishin ardhur në xhaminë Aksa me trupat dhe shpirtrat e tyre.
Kjo prezencë kaq e madhe myslimane në ambjentet e xhamisë Aksa, u realizua me gjithë kufizimet dhe barrierat e vendosura nga autoritetet izraelite përgjatë rrugës. \AO/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit