4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

3 simptomat të cilat femrat nuk duhet t’i neglizhojnë

Më të lexuarat

Te ngarkuara me pune, me shume pak kohe te lire, femrat shpesh e lënë pas dore shëndetin e tyre për t’u marrë me diçka tjetër. Por te neglizhoni disa gjera te vogla mund t’iu sjelle pasoja te mëdha. Ja cilat janë tre nga ato.

Rrjedhje gjaku jashtë kohës se ciklit

Keni me shume se 10 dite qe keni kaluar ciklin, por shihni përsëri rrjedhje gjaku kur shkoni ne tualet. Kujdes! Kjo mund te tregoje shume gjera dhe ju duhet te shqetësoheni. Mund te vije si pasoje e një harrese te kontraceptiveve, mund te jete një abort (nëse jeni shtatzëna) apo një dëmtim i brendshëm. Vetëm gjinekologu mund t’ju japë përgjigjen përfundimtare. Duhet te bëni analiza here pas here. Kjo bën qe ju te kapni ne kohe çdo problem, madje edhe infeksionet. Duhet te mbroheni gjithmonë gjate seksit, te përdorni te te brendshme higjienike dhe prej pambuku si dhe duhet te kujdeseni për higjienën intime duke bere dushe te here pas hershme.

Ndryshime ne pjesën e gjoksit

Vini re qe gjoksi juaj zmadhohet, ndryshon formën apo ka ndonjë xhungël apo te fryre. Konsultohuni menjëherë me mjekun sepse mund te jete edhe ndonjë tumor. Beni edhe një verifikim vetjak. Mjeku do ju këshillojë një eko dhe një mamografi. Nëse 5% e kancerave te gjirit janë me origjine gjenetike, 85% e tyre e kane burimin tjetërkund (obezitet, mos ushqyerje me gji te fëmijës, konsumim ushqimesh te pakontrolluara, etj).

Dhimbje këmbësh

Këmbë te renda, te lodhura… Femrat i kane shpesh këto simptoma. Gjithsesi ato nuk duhen neglizhuar. Mund te behet fjale edhe për një mpiksje gjaku dhe kjo përbën problem. Ai mund te jete mbledhur ne një nga damarët e këmbës. Shenja te mpiksjes se gjakut janë dhe ndryshimi i ngjyrës se damarëve, valixhe, etj. Flisni edhe ju menjëherë me një mjek dhe ai do ju japë këshillat e duhura.

Pra nëse keni këto tre simptoma, keni një nishan qe ju dhemb, keni dhimbje mesi apo migrene mos hezitoni, shkoni bëni kontrolle.

/Ikb/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit