7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

3 Shtyllat e adhurimit

Më të lexuarat

Shtyllat e adhurimit

Adhurimi ka tre shtylla, ato janë:

1- Dashuria. 2- Frika. 3- Shpresa.

Ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë thënë se ato janë katër:

Dashuria, Madhërimi, Frika dhe Shpresa.

Këto dy thënie nuk kanë ndonjë kundërshtim me njëra tjetrën, sepse shpresa vjen si rrjedhojë e dashurisë ndërsa frika si rrjedhojë e madhërimit. Kështu që njeriu nuk ka frikë vetëm se atë që madhëron.

Allahu i ka lavdëruar Profetët dhe të Dërguarit e Tij të cilët i frjkësohen dhe tek shpresojnë tek Ai, Allahu i Madhëruar thotë:

” Ata vërtet përpiqeshin për punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve duke shpresuar dhe duke u frikësuar, dhe ata ishin respektues ndaj Nesh.” Enbija 90

Po ashtu Allahu ka lavdëruar të gjithë robërit e Tij të cilët ndjekin këtë metodë ku thotë:”

(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, e duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet?” Zumer 9

Po ashtu Ai thotë:” Vetë ata kërkojnë afrimin (te Allahu), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij.” Isra 57

Ai thotë:” I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.” Sexhde 16

Allahu gjithashtu ka urdhëruar që këto të jenë gjithmonë prezente tek njeriu ku thotë:” Dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën e Tij).” Araf 56

Ky është adhurimi i Profetëve, i të Dërguarve dhe robërve të Tij besimtarë. Atëhere kush mund të jetë më i mirë se ata? A ka dikush që është me udhëzim më të plotë se ata dhe me lutje dhe punë më të pranuara?!!

Përgjigja është jo. Kështu pra frika dhe shpresa janë të pandara nga njëra-tjeta. Ato të dyja janë rrugë për fitimin e Xhenetit dhe shkak për mbrojtjen nga zjarri.

Nëse do të pyesje ndonjë nga muslimanët i cili i largohet imoralitetit edhe pse mundësitë i ka që ta bëjë: Përse nuk bën imoralitet? Ai menjëherë do të përgjigjej se i frikësohem Allahut dhe shpresoj shpërblimin e Tij.

Po kështu nëse do të pyesje një njeri që falej se pse falet? Ai do të përgjigjej: Nga frika e Allahut dhe për të arritur shpërblimin e Tij, e kështu me rradhë.

Ndoshta dikush tjetër në vend të Allahut mund të duhet, por ndaj tij nuk frikësohet.

Por ndodh që ndaj dikujt tjetër në vend të Allahut mund të frikësohesh, por atë nuk mund ta duash.

Ndërsa Allahu Subhanehu ue Teala njëkohësisht edhe i frikësohesh edhe e do Atë, kështu që besimtari në adhurimin e Allahut duhet të mbledhi të ndërmjet dashurisë, frikës, shpresës dhe madhërimit të Allahut.

Ndërsa adhurimi i Allahut vetëm duke e dashur Atë nuk është i mjaftueshëm, dhe sihurisht që nuk është dhe i saktë, sepse ajo nuk përmban madhërimin e Tij dhe as frikën nga Ai. Ky njeri i cili e adhuron Allahun vetëm me këtë cilësi e vendos Allahun si në pozitën e prindit apo shokut, kështu që nuk ka turp nga veprimi i punëve të ndaluara, bile ai as dhe nuk i vlerëson ato si të tilla duke menduar se i dashuri nuk e dënon të dashurin e tij, ashtu sikurse kanë thënë Çifutët dhe të krishterët. Allahu na tregon fjalën e tyre:” Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij”. Maide 18

Apo ashtu sikur kanë thënë ekstremistat e Sufive([1]) Ne e adhurojmë Allahun jo se i frikësohemi dënimit të Tij dhe as se shpresojmë në shpërblimin e Tij, porse ne e adhurojmë Atë nga dashuria që kemi për Të, sikurse e ka vërtetuar një gjë të tillë, shumë prej tyre. Njëri prej tyre është edhe Kerame bin Adeuij i cili thotë në poemën e tij:

O Zot unë me dy dashuri të dua Ty.

Një dashuri simpatie e një dashuri merite për Ty.

Dashuria e simpatisë është përkujtimi im vetëm për Ty.

Ndërsa dashuria që është meritë për Ty.

Është zbulimi Yt i perdeve që unë të të shohë Ty.

Ndërsa Ibën Arabi ka thënë:

أدين بدين الحب أني توجهت ركائبه فالحب ديني و إيماني

Nuk ka dyshim se kjo rrugë është e humbur dhe e gabuar. Ajo lë ke njeriu gjurmë shumë të dëmshme, prej tyre është siguria që ndjen njeriu nga dënimi i Allahut dhe përfundimi i saj është dalja nga mileti i Islamit.

Ai i cili qëllimisht zhytet në gabime dhe mangësi pastaj shpreson në mëshirën e Zotit të tij duke mos punuar asgjë, sigurisht që do të bjeri në mashtrim dëshira të kota dhe shpresë mashtruese.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për adhurimin që është e ndërtuar vetëm nga frika e Allahut, duke mos patur në të dashuri dhe shpresë, pra ajo nuk është e saktë, por në të kundërtën është e kotë dhe pa vlerë.

Kjo është rruga e Khauarixhëve([2]) të cilët adhurimit që i kushtojnë Allahut nuk i shoqërojnë dashurinë. Kështu ata nuk gjejnë ëmbëlsinë e adhurimeve, dhe nuk i dëshirojnë fort ato. Pozita e Allahut tek ata është si shembulli i një mbreti që nuk ka dhimbsuri, apo si i një prijësi të padrejtë. Dhe kjo gjë shkakton humbjen e shpresave nga mëshira e Allahut. Fundi i kësaj rruge të çon në mohimin e Allahut dhe mendimi ikeq për Të. Profeti salallahu alejhi ue selam ka thënë: Allahu i madhëruar thotë:” Unë jam mendimin që ka robi për Mua dhe jam me të, ku do që më përkujton Mua.”

Xhabiri radija llahu anhu trasmeton se ka dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selam të thotë: “Nëse ndonjërit prej jush i vjen vdekja le të mendojë mirë për Allahun.”

Mendimi i mirë për Allahun është shtyrës për vepra të mira, gjë kjo prej të cilës pritet përgjigja e lutjeve dhe pranimi i pendimit, si dhe falja nga ana e Allahut kur robi kërkon falje dhe shpërblim për veprat e kryera.

Ndërsa mendimi për falje mëkatesh, për përgjigje të lutjeve dhe shpërblim duke qënë i dhënë pas gjynaheve dhe duke mos punuar punë të mira, nuk është nga mendimi i mirë, përkundrazi ajo është mashtrim dhe injorancë.

Nga robi kërkohet që të dojë Allahun më shumë se çdo tjetër, po ashtu ai duhet ta madhërojë Allahun më shumë se çdo gjë tjetër. Vërtet shpresa kërkon frikë, sepse nëse shpresa nuk do të shoqërohej me shpresë atëhere njeriu do të kishte në vetvete siguri nga dënimi i Allahut. Sikurse dhe frika kërkon shpresë sepse nëse ke njeriu do të gjendej vetëm frika atëhere njeriu do ti humbte shpresat dhe do ta kapte depresioni.

Çdo kënd të cilit i frikësohesh, do ti largoheshe sa të mundje, përveç Allahut. Ndërsa ai që i frikësohet Allahut vrapon për tek Ai. Allahu i Madhëruar thotë: “Pra ju vraponi për tek Allahu…” Dhariat 50

Selefët kanë një thënie të njohur:- Kush e adhuron Allahun vetëm me dashuri është zendik (i dalë nga feja), kush e adhuron Atë me frikë është hururij (), kush e adhuron Allahun vetëm me shpresë ai është Murxhi, ndërsa ai i cili e adhuron Atë me frikë, shpresë dhe dashuri është besimtarë dhe njëhsues.

[1] Sufitë janë rrymë nga rrymat islame, të cilët i janë idekuar vetëm adhurimit dhe largimit nga bukuritë e kësaj bote. Por në adhurimet e tyre kanë shpikur gjëra që si ka urdhëruar Allahu e as Profeti, si dhe kanë gabime të shumta, saqë disa prej tyre arrijnë edhe në shirk. Ekstremistat e tyre janë në humbje më të madhe akoma sa që disa prej tyre bëjnë vepra që të nxjerin nga Islami.

[2] Khauarixhët janë një nga grupet e humbura Islame, fillimet e tyre i kanë që në kohën e sahabeve. Ky grup ka shumë gabime të mëdha prej tyre, bërja qafir e atij që bën një gjynah të madh, bërja qafir e shumicës së sahabeve, etj.

Shkeputur nga libri “TEUHIDI ULUHIJE”
Muhamed bin Ibrahim el-Hamd
Perktheu Ismail Bardhoshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit