11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

3 arsye pse e djeshmja nuk ishte protestë, por miting!

Më të lexuarat

Ajo që sipas Lulzim Bashës ishte një shpërthim i vrullshëm i paranojës së më shumë se gjysmë milioni shqiptarëve të shqetësuar aq sa të futen në grevë urie nga frika e vjedhjes së votës së PD-së, në të vertetë nuk mund të klasifikohet as si protestë. Këto janë 3 arsyet se përse manifestimi i djeshëm ka të gjithë trajtën e një mitingu dhe jo të një proteste.

Planifikimi. Njerëz të revoltuar nga sistemi nuk presin një muaj për të shfaqur irritimin e tyre, shembulli i fundit është shpërthimi i beftë i protestave në Rumani apo rasti i 21 janarit në Shqipëri. Ndërkohë, PD planifikoi deri në detaj të gjithë protestën, përfshi edhe me transmetimin e spoteve publicitare. Planifikimi i imtësishëm është një tjetër faktor që e bën këtë manifestim të jetë një miting dhe jo një protestë.

Spontaniteti. Protestës së ditës së djeshme i mungoi spontaniteti. Pjesëmarrja u sigurua pas një fushate të ethshme pothuajse një mujore, gjatë së cilës të gjithë degët e PD-së nëpër rrethe punuan për të siguruar sa më shumë pjesëmarrës. Shumica e të ardhurve nga zonat e largëta erdhën me autobusë të paguar. Gjithçka ishte e organizuar deri në detaj dhe nuk pati asnjë shfaqje spontaniteti në protestë. Ky është formati tipik i një mitingu elektoral.

Kauza. Më e rëndësshmja nga të gjitha, protestat motivohen gjithmonë nga një kauzë dhe jo nga një paranojë. Protestat, duke nisur nga ato kundër G-8 (globalizimi), ato të të gjelbërve (mbrojtja e natyrës), e sindikatave (pagat, të drejtat e punëtorëve), etj, kanë gjithmonë një kauzë qëndrore që motivon masat për të dalë në sheshe kundër regjimit. E njëjta ndodhi në vitin 1991 në Shqipëri, kur masat dolën në rrugë kundër regjimit, të bashkuara të gjitha nga kauza e demokracisë dhe lirisë. Frika se pas katër muajsh mund të vidhen zgjedhjet, ndonëse nuk u ofrua asnjë provë për të provuar këtë retorikë, nuk përbën një kauzë, por një paranojë. Paranoja është gjithmonë pjesë e mitingjeve politike dhe jo e protestave. Fushata e Trump ndaj Hilarit, rasti më i fundit ishte e bazuar në një numër paranojash, si ajo e emigrantëve e shumë të tjera. Amerikanët nuk u motivuan të dilnin në protestë kundër emigrantëve, por ata dolën kundër tyre në mitingjet e organizuar nga Trump. Për të gjitha këto arsye, ajo e djeshmja nuk ishte një protestë, por një miting elektoral./Lexo.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit