10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

29 Kosovarëve u përgatitet kurthi, akuzohen për terrorizëm dhe burg të përjetshëm?

Më të lexuarat

Njëzet e nëntë  kosovarëve  për rastin e Lagjen e Trimave u është  ngritur aktakuzë nga Prokuria Publike e Maqedonisë.

Kosovarët akuzohen për vepër penale terrorizëm  për shkak të  incidentit të  armatosur në  Lagjen e Trimave me policinë e Maqedonisë .

Avokati, Naser Raufi për “Zhurnal” deklaroi  se do ta kundërshtoj fuqimisht aktakuzën  e Prokurorisë së  Shkupit  ndaj kosovarëve të përfshir në  incidentin e armatosur më  9 dhe 10 maj në  Lagjen e Trimave në  Kumanovë.

“Ne do ta kundërshtojm aktakuzën. Morëm vesh se aktakuza ka të  bëj për vepër panele  terrorizëm.Klientët tanë  do ti mbrojm me prova të sigurta”, ka deklaruar Raufi.

Sipas  tij deri ditën e premte duhet që aktakuza të përkthehet dhe t’ju dorëzohet zyrtarisht avokatëve të  cilët më pas do ta pregadisin mbrojtjen e klintëve sipas provave.

Nga 10 pjestarët e grupit të  Kumanovës të  cilët ai i  përfaqson para Gjykatave, avokati Raufi thotë se asnjë  nga kosovarët nuk është ankuar se deklaratën e ka dhënë  deklaratë  nën presion të dhunës policore.

“Askush nga kilentët e mijë  nuk është  ankuar se deklaratën para prokurorit e ka dhënë  nën presion të  forcës“, ka deklaruar Raufi.

Nga ana tjetër sipas kodit penal, nëse grupi i Kumanovës shpallet fajtor ku shumica janë  nga Kosova, sipas kodit penal të  Maqedonisë  dënimi minimal është  10 vjet heqje lirie deri në  burg të  përjetshëm për vepër penale terrorizëm.

Grupi kosovar 6 muaj gjendet  në  paraburgim në  burgjet e Maqedonisë  në  Prilep, Manastir dhe Shkup.

Në  bazë  të  aktakuzës, paraburgimi do tju vazhdohet edhe një  kohë  të  pacaktuar. Ndryshe incidenti në  Kumanovë  tronditi Ballkanin dhe Rusinë , dyshohet se ish shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov me shërbimet e huaja  ka pregaditur skenarin në  Lagjen e Trimave ku 8 polic u vranë , ndë ra 10 kosovarë  humbën jetën në  luftime me policinë  shkruan Zhurnal.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit