6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

25% e qytetarëve të Maqedonisë kanë emigruar dhe nuk janë kthyer më në vendlindje (Foto)

Më të lexuarat

Maqedonia nuk është më vend i dëshiruar nga qytetarët e saj për të jetuar dhe vepruar në vendin ku kanë lindur, shkruan Telegrafi.

Në një hartë të publikuar nga historiani Jakub Marian i cili ka analizuar hartat e emigrimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruhet se 24.8% e qytetarëve të Maqedonisë kanë emigruar nga vendi.

Sipas hartave të njejta, qytetarët e Maqedonisë ndër vite kanë ikur në Turqi.

Nga vendet e rajonit, rezulton se nga Shqipëria kanë ikur 38.8% e qytetarëve ndërsa është evidente se një numër i madh i këtyre kanë emigruar në Itali.

Nga Bullgaria kanë emigruar 16.5% e qytetarëve që njejtë si Maqedonia, kanë emigruar në Turqi.

Nga Serbia kanë emigruar 10.9% të cilët kanë emigruar në Austri.

Për Kosovën, harta e njejtë e publikuar nga Jakub Marian, nuk ka të dhëna.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit