13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

24 milionë fëmijë nuk ndjekin mësimin në zonat e konfliktit

Më të lexuarat

Afro një në katër fëmijë në zonat e konfliktit nuk ndjek mësimet, bën të ditur Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Sipas saj, rreth 24 milionë fëmijë të moshës shkollore nuk janë në shkolla në 22 vende të prekura nga konflikti.

Sudani Jugor ka përqindjen më të madhe të fëmijëve jashtë shkollave, 51 përqind; pastaj vjen Nigeri me 47 përqind, Sudani me 41 përqind dhe Afganistani me 40 përqind.

“Kur fëmijët nuk janë në shkollë, ata janë në rrezik më të madh të abuzimit, shfrytëzimit dhe rekrutimit në grupe të armatosura”, ka thënë Jo Bourne, shef i arsimit pranë UNICEF-it.

Arsimi është një nga sektorët më pak të financuar nga agjencitë e ndihmës.

Në vitin 2014, ai ka marrë vetëm 2 përqind të ndihmave humanitare.

Kombet e Bashkuara thonë se duhet edhe dhjetë herë më shumë për arsimin në zonat e konfliktit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit