Ekstradohet në SHBA amerikani i arrestuar në Shqipëri, akuzohet për përdhunim të miturish

0
75

Është ekstraduar nga Tirana për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një shtetas amerikan i arrestuar në vendin tonë, i cili kërkohej në SHBA për përdhunim të miturish. Luke Adrian Cooke ishte në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Shirby, Tennesse në akuzën e përdhunimit në kushte të rënduara në grup.
Sipas burimeve zyrtare, Cooke nga janari i vitit 2003 deri më 11 maj të 2006 në Kontenë e Shirby ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një adoleshent 15-vjeçar, e më pas më 11 maj të 2006 ka ngacmuar seksualisht një 8-vjeçar.

Luke Adrian Cooke u arrestua në Tiranë më 15 prill të këtij viti me qëllim ekstradimi, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me atë të Washingtonit.