12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

23 persona në paraburgim e një në arrest shtëpiak për marrje ryshfeti në Prizren

Më të lexuarat

Paraburgim dhe një mase e arrestit shtëpiak ndaj 24 të pandehurve nga vendet e ndryshme të R. Kosovës të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale , marrja e ryshfetit ne bashkëkryerje nga neni 428 par.2 lidhur me nenin 31 te KPK-së.

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurve me inicialet N.A. nga fshati Lubiqevë – Prizren, M. S. nga , Zaplluzh – Dragash, B. B. nga fshati Shkozë – Malishevë, D. B. – Prizren, transmeton Koha.net.

Seanca e radhës ka filluar më vonë dhe ka përfunduar në orët e mbrëmjes, me 20 të pandehur me inicialet: Sh. D. –Kamenicë , S. V.-Prishtinë, A. RR. – Prishtinë, M. B. – Budakovë, I. D. –Lipjan, I. A. –Vushtrri, A. E.-Krojkov,B. Z.-Lladroc,Q. B. – Zhabari i Ulët, A. G. – Lluzhan, A. RR. – Llaush, S. N. – Prishtinë, Sh. G.nga Bardh i Madh, Sh. Z. – Keqekov, A. K. – Fushë Kosovë, L. G. – Llapushnik, Sh. Z. – Prishtinë, N.Z. – Malishevë, N. R. – Vushtrri.

Ndaj këtyre te pandehurve Gjykata ka caktuar masa e paraburgimit ne kohzgjatje prej një muaji, ndërsa ndaj të pandehurit me inicialet B.Z. nga fshati Senik i Malishevës, gjykata i caktoj masën e arrestit shtëpiak ne kohëzgjatje prej një muaji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit