12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

23 nota verbale të njohjeve mungojnë

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme nuk i posedon notat verbale që dëshmojnë njohjen e Kosovës nga 23 prej 89 shteteve. Prandaj, nuk i është përgjigjur deri tash Kuvendit për t’ia sjellë kopjet e tyre.
Një burim qeveritar i ka thënë gazetës të mërkurën se disa sosh nuk i kishte arkivuar Ministria, e disa të tjera kishin humbur, shkruan koha.
“Deri tash Ministria e Jashtme nuk kishte një folder të veçantë për t’i arkivuar këto dokumente. Ishin lënë ndaras e disa edhe kanë humbur”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë në Qeveri. “Tash kur po i kërkohen nga Kuvendi, Ministria është mobilizuar për t’i mbledhur kopjet që gjenden te Pacolli dhe në Presidencë”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë pranuar se ka pasur probleme me arkivimin e të tilla dokumenteve, përfshirë edhe notat verbale të njohjeve. Mirëpo, kanë mohuar se mungojnë 23 prej tyre.
Megjithëkëtë, nuk i kanë krijuar qasje gazetës për t’i parë të tilla dokumente që vërtetojnë njohjen e shtetësisë edhe nga 23 vende, me çka do të mund të vërtetohej e kundërta./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit