12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

216 persona nisen për në Haxh – më i moshuari 90 vjeç, më e reja 16

Më të lexuarat

Është nisur grupi i parë prej 216 personave nga Kosova për në vendet e shenjta, për kryerjen e haxhit.

Prijës i këtij grupi ishte Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se edhe organizimi i sivjetëm ashtu edhe si organizimet e viteve të tjera ka shkuar si duhet.

Tërnava përmendi se moshat e personave që do të shkojnë në haxh.

“Më i moshuari do të jetë një 90 vjeçar kurse më e reja një vajzë 16 vjeçare nga Peja”.

Kreu i BIK-ut, u shpreh se është punuar shumë që gjithçka që shkojë mirë.

“Si Bashkesi Islame jemi përkujdesur në mënyrë maksimale që këtë ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Tërnava e arsyetoi edhe ngritjen e çmimit duke theksuar se këto janë bërë nga vendet që do të vizitohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit