20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

2016-ta, viti i veprave gjigante në Turqi

Më të lexuarat

Në Turqi këtë vit janë vendosur në shërbim veprat gjigante të cilat priteshin me kuriozitet për shkak të teknologjisë dhe madhësisë së buxhetit të investimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa janë vendosur në shërbim Ura “Yavuz Sultan Selim” e cila është ura më e gjerë në botë, Tuneli i Euroazisë që bashkon të dy anët nëpërmjet autostradës nën det, ura Osman Gazi e ndërtuar në kuadër të projektit të autostradës Gebze-İzmir e cila ka ulur kohën e udhëtimit mes Stambollit dhe Izmirit nga 9 orë në 3.5 orë, theksohet se është edhe projekti i tunelit Istiklal 15 Korriku që do të prezantohet ditën e sotme.

Sipas përpilimit që ka kryer AA, mësohet se një pjesë e rëndësishme e projekteve të vendosura në shërbim bëjnë pjesë në mesin e projekteve më të mëdha të botës.

Ura Osmangazi është pritur me kuriozitet jo vetëm në Turqi, por edhe në botë. Me kullat e urës që kanë një lartësi prej 252 metra, një gjerësi me 35.93 metra, me një hapësirë të brendshme 1.55 metra dhe në total me një gjatësi prej 2.682 metra, e kanë bërë urën që të jetë e 4-ta më e madhe në botë. Gjithashtu ura ofron edhe kursimin e kohës dhe të karburantit. Ajo u vendos në shërbim me një ceremoni të mbajtur më 30 qershor, me pjesëmarrjen e Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit Binali Yıldırım. Ura gjithashtu rrugën e cila zgjaste 2 orë përreth gjirit e ka shkurtuar në 4 minuta.

Perla e re e ngushticës

Edhe ura e tretë në ngushticën e Bosforit “Yavuz Sultan Selim” me shumë veçori të saj ka një vend të rëndësishëm në historinë arkitekturore botërore. Ura e cila ka një gjerësi prej 59 metrash është ura më e gjerë e varur e botës, me gjatësinë e brendshme prej 1.408 metra dhe në hapësirat anësore ajo ka një gjatësi në total prej 2,164 metra. Ura “Yavuz Sultan Selim” e cila në këtë drejtim është ura më e gjatë në botë e varur dhe që ka sistem hekurudhor u vendos në shërbim më 26 gusht.

Gjerdani i dytë nën det, Tuneli Euroazia

Kalimi me tub në Tunelin Euroazia u ndërtua 106 metra nën det. Projekti i parë në botë që është ndërtuar nën thellësinë e detit ka një gjatësi prej 14,6 km dhe një pjesë e tij prej 3,4 km kalon nën det me tunel. Tuneli Euroazia që konsiderohet si binjaku i projektit Marmaray u vendos në shërbim me 20 dhjetor.

Tuneli Ilgaz

Ndërsa Tuneli Ilgaz për të cilin punimet kanë nisur në vitin 2012 do të hapet sot me një ceremoni. Hyrjet dhe daljet e tunelit i cili do të lidhë Anadollin Qendror me Detin e Zi janë projektuar në formën e “gojës së peshkaqenit”. Tuneli i cili ka dy kalime me tunel ku njëri ka një gjatësi prej 5.370 metra dhe tjetri 5.391 metra synon që të ofrojë siguri dhe kohë më të shkurtër të udhëtimit në malin Ilgaz, ku ndodhin aksidente kryesisht në periudhat e dimrit.

Pas hapjes së tunelit rruga malore prej 16,8 km në malin Ilgaz do të shkurtohet në 11,4 km dhe gjithashtu do të ulë kohën e udhëtimit nga 35 minuta që ka qenë në 8 minuta. Tuneli i cili ndodhet i treti në mesin e projekteve të përgatitura të tuneleve pasi të hyjë në shërbim ai do të marrë titullin “Tuneli më i gjatë i hapur për trafikun”.

Pritet që me këtë projekt të shënohet një kursim 345.855 orë në kohën mesatare të udhëtimit vjetor, si dhe një kursim prej 8 milionë e 300 mijë litra karburant të konsumuar. Parashikohet gjithashtu që tuneli do të ketë një kontribut në ekonomi me 38 milionë e 200 mijë lira.

Sateliti zbulues dhe vëzhgues GÖKTÜRK-1

Veprimet për satelitin Göktürk-1 i cili do të përballojë nevojat për pamjet satelitore për informacione në kuadër të Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë kryer në komplekset në qytetin Cannes të Francës nga Telespazio (Itali) -Thales Alenia Space (Francë).

Pas testimeve të kryera në qendrën e parë të Integrimit të Sistemeve Hapësinore dhe të Testimit (USET) të Turqisë që ndodhen në kompleksin TUSAŞ Akıncı (Industria e Aviacionit dhe Hapësirës Turke), sateliti u dërgua në qendrën e lëshimit Koruou në Guyanası të Francës për tu lëshuar në orbitë. Sateliti u lëshua më 5 dhjetor.

Sateli i cili kryen një udhëtim rreth botës për 90 minuta parashikohet që të realizojë më shumë se 60 mijë fotografi në vit.

Në Turqi ku janë vendosur në shërbim vepra gjigande në fushën e transportit edhe në komunikimin celular që prej 1 prillit është kaluar në teknologjinë e re 4,5G, e cila ka një shpejtësi 10 herë më të shpejtë se 3G.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit