17 izraelitë dëshmojnë në rastin “Medicus”

0
44

Rasti “Medicus” do të sjell në qershor 17 izraelitë në Kosovë. Ata thuhet se janë dhurues dhe marrës të veshkave e që do të dëshmojnë gjatë qershorit në rastin “Medicus”, ka bërë të ditur prokurori i rastit, Jonatan Ratel.

Pritet të publikohen edhe e-mail-at e Lutfi Dervishit që ishin korrespondenca mes tij dhe Jusuf Sonmezit, në të cilët, sipas prokurorit, vërehet hapur bashkëpunimi i paligjshëm i tyre në transplantimin e organeve njerëzore, njofton KTV.
Gjykatësi Arkadiz Sadek ka shfrytëzuar rastin të mahitet në llogari të mediave, duke pyetur gazetarët në seancë nëse ka mbërritur Dik Marty në Kosovë.
Ai ka komentuar me sarkazëm lajmin e një të përditshmeje, e cila sot kishte shkruar se Marty do të dëshmojë më 18 maj në rastin “Medikus”. Sadeku, madje, ka pyetur edhe prokurorin Jonatan Ratel për këtë gjë, pasi që Marty është dëshmitar i prokurorit, por ky i fundit nuk ka dashur të komentojë. Seanca është shtyrë për 24 maj, kur pritet të dëshmojë shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Alan Robinson. Shtyrja erdhi pasi që gjyqtari e vendit në këtë rast, Hamdi Ibrahimi, është emëruar kryetar i Gjykatës së Qarkut, kurse vendin e tij në këtë proces e ka zënë gjyqtari Vahid Halili. /Indeksonline/kohaislame