16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

16 të vdekur në Kajro nga sulmi në një klub nate (Video)

Më të lexuarat

Të paktën 16 persona janë vrarë në kryeqytetin egjiptian, Kajro, pasi një bombë u hodh në një nga klubet e natës ne këtë qytet.
Autoritetet në Egjipt kanë bërë të ditur se sulmi është kryer me koktej molotovi. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, por thuhet se këtë akt kriminal që ka lënë të vdekur më së paku 16 persona e ka kryer një person që kishte punuar më parë në këtë klub por që e kishin larguar.

Viktimat e shpërthimit u dogjën nga zjarri ose u asfiksuan nga tymi. Restoranti, i cili ishte gjithashtu si një lokal nate, ishte ndërtuar në një vend,ku nuk kishte asnjë rrugë ikje.

Nga sulmi mbetën të plagosur pesë persona./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit