7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

1500 euro për t’u martuar me një vajzë shqiptare, si e pësoi djali serb

Më të lexuarat

Një shtetas serb pagoi plot 1500 euro për t’u martuar me një vajzë shqiptare. Sipas të përditshmes Kurir.rs, prokuroria ka nisur hetimet për një grup serb i cili organizon martesat e shitura serbo-shqiptare.

Nuk dihen emrat e personave të martuar por mësohet se serbi ka paguar 1500 euro për tu martuar, por ai është mashtruar pasi vajza është larguar nga shtëpia, shkruan Faxweb.

Madje drejtësia serbe ka kërkuar ndihmën e gjykatës shqiptare për të marrë sa më shumë informacion për grupin e martesave fallco.

Sipas mediave ky nuk është rasti i parë i mashtrimit. Shumë vajza nga zonat e thella shqiptare janë “blere” në Serbi për një shumë nga 1000 deri në 4500 euro shkruajnë mediat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit