7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

15 vjeçarja propozon “emoji” me shami në kokë (Foto)

Më të lexuarat

Një vajzë e re nga Arabia Saudite, e cila është vetëm 15 vjeçare, por jeton në Gjermani, ka propozuar një hartim të simboleve, të ashtuquajturit “emoji” me shami në kokë nëpër rrjetet sociale.

Rayouf Alhumedhi, i ka dërguar propozimin një korporate jo-fitimprurëse “The Unicode Consortium”, për të shqyrtuar këtë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Kjo ide, fitoi mbështetjen e bashkë-themeluesit online Reddit, Alexis Ohanian.

Nëse ky propozim miratohet, atëherë këto “emoji” do të jenë në dispozicion në vitin 2017.

Rayouf Alhumedhi, ka thënë për BBC, se ideja e saj ka ardhur gjatë një bisede me miqtë e saj në rrjetet sociale, me ç’rast nuk kishte gjetur asnjë “emoji” për ta përfaqësuar atë, një vajzë të mbuluar me shami në kokë.

Pas kësaj, ajo kishte vendosur menjëherë një projektim të këtij simboli, dhe i dërgoi idenë e saj Unicode.

“Në këtë ditë dhe moshë, përfaqësimi është shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

“Njerëzit duan të jenë të njohur, sidomos në botën e teknologjisë. Kjo është masive. “Emojit” janë kudo në botë”, vazhdoi ajo.

Dhe jo vetëm kaq, ndër të tjera ajo tha: “Ka kaq shumë gra myslimane në këtë botë që mbajnë shami. Kjo mund të duket e parëndësishme… por është ndryshe kur shikoni vetën në tastierë në tërë botën. Kur e përjetoni këtë, është me të vërtetë diçka e madhe”.

Për të rritur mbështetjen e kësaj iniciative, Ohanian organizoi një diskutim live online, ku përdoruesit e Reddit mund të japin idetë e tyre për këtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit