9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

15 shkaqe që ndihmojnë për të qenë i përulur në namaz

Më të lexuarat

A e di se para kujt qëndron kur je në namaz?!

Namazi është lidhja shpirtërore që ekziston mes muslimanit dhe Zotit të tij… Ai është njëkohësisht edhe takimi i vazhdueshëm mes robit dhe Zotit të tij… Sa më i përulur që të jetë robi në namaz aq më shumë do ta ndjejë kënaqësinë e këtij takimi…

Prandaj, eja të mësojmë se si të bëhemi të përulur në namaz!

1.Sa herë që shkon për namaz… kujto se para kujt je duke qëndruar!

2.Kujdesu që ta falësh namazin në safin e parë me xhemat, duke zënë tekbirin fillestar!

3.Mos e prit ezanin për të shkuar në xhami, shko para kohe, siç nxiton për gjëra tjera që i do!

4.Kur dëgjon fjalën “Allahu ekber” (Allahu është më i madhi) leje çdo gjë tjetër, ngase nuk ka gjë më të madhe se Allahu!

5.Zbukuroje abdesin dhe vish rrobat më të bukura!

6.Parfumohu… krihi flokët… ngaqë po shkon ta takosh Zotin e botëve!

7.Mbaroji të gjitha punët, me të cilat mund të të preokupohet mendja, para se të hysh në namaz!

8.Qëndro drejt në saf… Kujdes të mos shtrembërohet safi shkaku yt… Allahu nuk e shikon safin e shtrembër!

9.Thuaje duanë e hyrjes në namaz (p.sh. subhanekallahume ue beihamdike…) me përqendrimin më të lartë dhe herë pas here ndryshoje atë, pra, thuaje edhe në mënyrat tjera të transmetuara.

10.Qetësohu në çdo lëvizje që e bën, në ruku, sexhde etj.

11.Përpiqu t’i meditosh ajetet që i lexon… Mos i përsërit vazhdimisht të njëjtat sure, mundohu të bësh llojllojshmëri prej një namazi në tjetrin!

12.Gjatë namazit kujtoje vdekjen… Ky namaz mund të jetë i fundit për ty… andaj fale ashtu si është më së miri!

13.Mos u mashtro të mendosh që ke qenë i përulur në namaz… mbase mund të ta marrë Allahu këtë dhunti!

14.Ji i bindur se Allahu është duke të shikuar!

15.Mëso për shpërblimin e të qenit i përulur në namaz dhe lexo çdo herë për vlerën e kësaj gjëje!

 

 

Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit