10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

15 pushues nga Kosova të vdekur në plazhet e Shqipërisë

Më të lexuarat

Plazhet e Shqipërisë kanë qenë fatale për rreth 15 kosovarë dhe një të ri nga Maqedonia, që nga fillimi i kësaj vere. Shumica e tyre kanë humbur jetën derisa po laheshin në ujërat e Detit Adriatik.

Pushuesit nga Kosova nuk ndihen të pasigurt, edhe pse disave prej tyre nuk u pëlqen mungesa e rojeve të shpëtimit. Plazhet private e ato publike, sipas ligjeve të Shqipërisë, janë të obliguar që të kenë kullën e vrojtimit dhe rojet e shpëtimit.

Sipas, Rrahman Kasa, Agjencia Kombëtare e Bregdetit duhet të mos mjaftohet me gjoba ndaj shkelësve të ligjit.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, nuk ka dhënë asnjë reagim lidhur me sigurinë në plazhe dhe masat ndëshkuese ndaj plazheve private që nuk kanë kulla vrojtimi edhe roje të shpëtimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit