8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

15 probleme që shkaktohen te fëmija nga rrahja e tij!

Më të lexuarat

Mos i rrahni fëmijët.

Rrahja e fëmijëve shkakton 15 e më shumë probleme në edukimin e tyre.
1). Rrahaja e fëmiut shkakton urrejtje ndaj atij që e rrahë qoftë prind qoftë i afërm dhe kjo ndikon negativisht në ndjenjat pozitive të fëmiut të cilat do ta afronin me atë që e rrahë.
2). Rrahja është metodë negative e cila i shëndrron raportet në mes të fëmiut dhe atij që e rrahë, në raporte frike dhe tmerri jo në respekt dhe vlerësim.
3). Rrahja shkakton urtësi të tepërt e cila i shëndrron fëmijët në ndëgjim të atyre që janë më të rritur se fëmiu yt në moshë dhe kjo e dobëson personalitetin e fëmiut i cili më pas i dëgjon të gjithë ata që i kundërvihen qofshin edhe shoqëri e keqe.
4). Rrahja e largon edukimin i cili ngritet mbi bazën e bindjes dhe kuptimit, ku fëmiu mundë ta bëjë dallimin në mes të mirës dhe të keqes, në mes të vërtetës dhe të pavërtetës.
5). Rrahja e largon dialogun dhe diskutimin i cili duhet të zhvillohet në mes të rriturëve dhe fëmijëve dhe e humb shansin e të kuptuarit të drejtë të gjërave por edhe humb shtytësit e moralit si në aspektin psikologjik ashtu edhe në aspektin fizik.
6). Rrahja e privon fëmiun nga nevojat e tij psikologjike të pranimit, qetësimit dhe dashurisë.
7). Rrahja ofron një model të keq tek fëmijët dhe i privon ata nga ndëgjimi i prindërve ose të afërmëve.
8). Rrahja e shton edhe më shumë mosbindjen e fëmiut dhe e bën atë edhe më armiqsorë.
9). Rrahja e dobëson fëmiun sidomos në aspektin e ndjenjave shpirtërore dhe kjo shkakton tek ai një pesimizëm dhe një ngurrim të cilët ndikojnë negativisht në integrimin e tij në jetën shoqërore.
10). Rrahja e largon fëmiun nga njohja e aftësive profesionale si: siguria në vetvete, shpresat e suksesit, të kuptuarit e vetvetes etj. E tërë kjo e bën fëmiun të paaftë që të integrohet në shoqëri dhe të bashkpunoj me njerëz qofshin të moshës së tij, qofshin më të mëdhenj.
11). Rrahja njëherit është mënyra më e ulët e cila mundë të përdoret në edukimin e fëmiut. Kjo metodë gjithashtu është metoda më e pasuksesshme e cila përdoret për edukimin e fëmijëve.
12). Rrahja mund të shihet si edukim i jashtëm në fëmijë por anën e brendshme fëmiu vetëm krijon një urrejtje të cilën nuk e shfaq për momentin por mund ta shfaq me kalimin e kohës. Gjithashtu rrahja mund të sjell rezultate për një kohë të shkurtër por jo edhe për kohë të gjatë.
13). Rrahja nuk i përmirëson idetë e fëmiut dhe nuk e edukon fëmiun drejtë por e bën atë arrogant dhe shpesh edhe kundërshtues ndaj atij që e rrahë.
14). Rrahja e forcon më tepër edukimin e jashtëm ndërsa ndikon negativisht në edukimin e brendshëm i cili është më i rëndësishëm si në aspektin fetarë ashtu edhe në atë psikologjik. Rrahja në këtë rast e largon fëmiun nga sinqeriteti dhe e afron atë më afër dyftyrësisë dhe frikës nga njerëzit. Kjo e bën fëmiun që të largohet nga aktivitetet e tij profesionale nga frika prej dënimit dhe kryen punë të tjera vetëm për hatër të atyre që i kërcënohen fëmiut. Ky pra është devijimi nga edukimi i mirfilltë i cili duhet të burojë nga brendia e fëmiut dhe nga i cili duhet të rrjedhin: bindja, dashuria,sinqeriteti, shpresdhënja, lakmia në sukses dhe realizim të qëllimeve dhe të gjitha këto si frikë nga humbja e vetvetes.
15). Rrahja mund të jetë një shtytës i cili e bën fëmiun të guximshëm që ti kundërvihet qoftë prindit qoftë atij që e rrah dhe gjithashtu të insistoj në të keqe.
Për fat të keq ka shumë e shumë prindër të cilët e kanë natyrshmëri nervozën me fëmijët e tyre. Nervoza dhe rrahja janë dy fytyra të po të njëjtës monedhë, prandaj gjithësesi duhet të kesh parasysh këto që u cekën më lartë nëse dëshiron që fëmijën tënd ta edukosh fizikisht,psiqikisht dhe shpirtërisht.

Përshtati: Avdyl Rrahmani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit