9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

14 hapa të suksesit

Më të lexuarat

Formula e suksesit = 1% frymëzim dhe imagjinatë + 99% punë dhe angazhim. Inspirimi dhe imagjinata nuk përbëjnë vetëm se 1% e suksesit, derisa përpjekja dhe mundi janë rruga e vërtetë e tij. në fakt, janë 9/10 –tat e suksesit.

1) Le të jetë qëllimi yt vetëm për Allahun. Kërkimin e dijes shndërroje në adhurim.
2) Përkujto gjithnjë se bekimi për suksese është prej Allahut ndërsa puna (shkaqet) duhet të jenë prej teje.
3) Fshije nga fjalori dhe jeta jote fjalën ‘do të’!
4) Ke kujdes nga inspirimet negative: unë jam dështak, lënda është e vështirë, nuk mësohet dot, etj.
5) Lidhu për besimit tënd në Allahun, dije se pa bekimin e Tij nuk mund të korrësh sukses, por mëso, ngase kjo kërkohet prej teje!
6) Bindu për rëndësinë e diturisë dhe të mësuarit.
7) Ke kujdes shokët e këqij dhe ata që ta mbysin kohën!
8) Rregullo librat tua dhe renditi ato, ngase kjo ndikon më shumë në freskimin e memories sate.
9) Kryej detyrat tua menjëherë, mos i lërë për më vonë.
10) Kujdes ushqimet e shpejta (fast food). Ha ushqime të freskëta, si: pemë, perime, etj.
11) Koordino kohën tënde. Mos i përsërit mësimet kur je shumë i lodhur.
12) Përkujto se mënyra më e mirë e shfrytëzimit të kohës është të fillosh tani, pa humbur as edhe një çast.
13) Përcaktoi prioritet e mësimit dhe studimit sipas kohës në dispozicion.
14) Përpilo një tabelë ditore dhe javore për kohën tënde dhe mësimet, që duhet dhënë prioritet.

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit