15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

13 vite në Mekë…

Më të lexuarat

Po ta llogarisim periudhën e Thirrjes Islame në Mekë, (që konsiderohet si faza e edukimit dhe rrënjosjes së besimit dhe dashnisë ndaj Zotit), me atë të Medines, (që konsiderohet si periudha e veprimit në terren dhe ngritjes së shoqërisë së përsosur njerëzore), do të gjejmë se periudha e parë është 3 vite më e gjatë.

All-llahu e di më së miri, por mendoj se ky detaj është një mesazh për muslimanët e çdo kohe, që t’i kushtojnë shumë rëndësi edukimit të nefsit dhe disiplinës së besimit në jetë, pas së cilit, praktikimi i fesë dhe rregullave të saj, si dhe krijimi i modeleve shembullore në komunitet, kthehet në një natyrë elitare mjerëzish të qytetëruar!

Ndërsa sot, nuk ka as edukim e edukatë, për pasojë dëshmohen shfaqje paradoksale në sjelljet dhe veprat tona, ndonëse pretendojmë me të madhe se jemi besimtarë e jemi muslimanë!?

Besimi është rezultat praktik i ndezjes së zemrës me dashninë e All-llahut, që pasqyrohet më veprimet e përditshme dhe komunikimin në mesin e njerëzve!

Ndërsa Islami, mbetet përherë adresë e moslëndimit të tjetrit dhe e përhapjes së optimizmit në jetë, si pasojë e ndërtimit të personalitetit të muslimanit, para duarve të Mësuesit Edukator!

Prandaj, duhet t’i lexojmë mirë shenjat e udhëzimit në historinë e shkuar dhe në realitetet e sotme…

Imam Muhamed B. Sytari
St. Gallen, më 2 mars 2017

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit