14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

‘115 milionë të verbër! Numri i prekurve në mbarë botën pritet të trefishohet

Më të lexuarat

Numri i njerëzve të verbër në të gjithë botën pritet të trefishohet brenda dekadave të ardhshme, sugjerojnë hulumtuesit.
Sipas një studimi në “Lancet Global Health”, parashikohet se të prekurit do të rriten nga 36 milion në deri 115 milionë të verbër në vitin 2050.
Ata thonë se mjekimet duhet të përmirësohen nëpërmjet financimeve më të mira.
Disa nga shkallët më të larta të verbërisë dhe dëmtimit të shikimit janë në Azinë Jugore dhe Afrikën Sub-Sahariane.
Për shkak se popullsia globale po rritet, hulumtuesit parashikojnë se numri i njerëzve që kanë probleme me shikimin, gjatë dekadave të ardhshme do të ‘fluturojë’.
Analiza e të dhënave nga 188 vende sugjeron se më shumë se 200 milionë njerëz kanë problem të rënda me shikimin, kjo për shkak të pajisjeve teknologjike si kompjuterat dhe telefonat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit