10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

104-vjeçarja arrin në Arabinë Saudite për Haxh

Më të lexuarat

Maria Marghani Mohammed konsiderohet si pelegrinja më e thyer në moshë e cila mbërriti në Jeddah të Arabisë Saudite shtunën në mbrëmje për të kryer Haxhin. Ajo është 104 vjeçe dhe vjen nga Indonezia, vendin më me shumë muslimanë në botë.

Ajo u përshëndet pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” nga drejtori i dhomës operacioneve në Ministrinë e Kulturës dhe informacionit Abdulkhaliq al-Zahrani, konsulli indonezian në Jeddah, Mohammed Sharif dhe shefi i misionit të pelegrinazhit indonezian, Arshad Hadia, krahas një numër i zyrtarëve sauditë, televizionit Saudit dhe disa mediave.

Maria tha se ishte shumë e lumtur që po vizitonte Arabinë Saudite dhe lavdëroi masat e lehtësuara në aeroport dhe trajtimin e mirë të të moshuarve.

Shëndeti i Marias u kontrollua nga një ekip përkatës shëndetësor pas arritjes së saj në aeroport.

Kështu, mbërritja dhe prania e saj për Haxh, për vetë moshën e thyer përbën një rekord në sferën e besimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit